Shpëton drerin, por humb vajzën 17-vjeçare
Një tragjedi e rëndë i ka ndodhur një familje kosovare në Austri, e cila ka humbur jetën vajza 17 vjeçe, raporton Albinfo.
Në lokalitetin Freiland të landit Niederösterreich, një kosovar 46 vjeçar, duke dashur të evitonte shkeljen e një dreri, që i kishte dalë në rrugë, u përplas në autobusin që po qarkullonte në atë rrugë nga drejtimi i kundërt. Viktimë e kësaj goditje të rëndë ishte vajza e tij 17 vjeçare. Ajo mori plagë të rënda, nga të cilat vdiq pak më vonë në spital.
Një mjek që kishte qëlluar rastësisht në vendin e tragjedisë luftoi me sa mundi për t`i shpëtuar jetën Majlindës 17 vjeçe nga Lilienfeldi, e cila kishte qenë e ulur në vendin pranë babait shofer. Pastaj vajza u dërgua në spitalin e afërm. Përpjekjet vetëmohuese të mjekëve dhe personelit mjekësor për t`i shpëtuar jetën Majlindës nuk dhanë rezultat. Babai i saj, Avniu, me plagë të rënda ndodhet në spitalin e St.Pöltenit.