Tregëtimi i mishit, aksion në tregun e gjësë së gjallë në Kamëz

Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit, INUK dhe Policia Bashkiake ka ndërmarrë sot një aksion në tregun e gjësë së gjallë në Kamëz për prishjen e thertoreve e dyqaneve të tregtimit të mishit.
Gjatë kontrollit janë konstatuar 5 subjekte të cilat tregëtonin mish pa kushte higjeno-sanitare, pa certifikata të veterinierit dhe pa leje ndërtimi të të cilat do të mbyllen.
Drejtori i Agjensisë për Mbrojtjen e Konsumatorit Geron Ibrahimi ka deklaruar se nuk do të ketë tolerim për të gjitha subjektet të cilat nuk përmbushin zhvillojnë aktivitetin e tyre jashtë standarteve.
“Do të vazhdojmë me inspektimet dhe nuk do të lejojmë shkelje të tilla. Do të zhvillojmë paralelisht edhe inspektime në rrugën "Jordan Misja", ndërsa nesër do të zhvillojmë kontrolle edhe në zonën e Saukut” shtoi Ibrahimi.
Ndërkohë, sipas një raporti të Task Forcës rajonale, vetëm në Tiranë, nga 164 pika të therjes së kafshëve dhe tregëtimti të mishit, vetëm 74 prej tyre kanë funskionuar duke zbatuar ligjin dhe 90 të tjera nuk plotësonin asnjë kusht për sigrinë e mishit.