E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skenat e dhunshme të Penelope Cruz

Fituesja e një çmimi Oscar ishte e zënë të enjten me xhirimin e një skene të dhunshme në të cilën rrëzohet pas një vrapimi të gjatë për t’i shpëtuar ndjekësit të saj, por pasi ky i fundit e arrin, e godet pa mëshirë me grushta.

Penelope Cruz po xhiron skenat e filmit të saj të ri me titull "The Counselor" dhe nga fotot shihet qartë që aktorja spanjolle është e përqendruar 100%.

Filmi aktualisht po xhirohet në Alicante të Spanjës. Regjisori i tij është Ridley Scott.

Në kastin e aktorëve bëjnë pjesë yje si Brad Pitt, Cameron Diaz, Michael Fassbender dhe Javier Bardem, bashkëshorti i Penelope Cruz. Gjithsesi Cruz ka bërë të ditur se nuk do të ketë asnjë skenë me bashkëshortin e saj në këtë film: “Skenat e mia janë me Michael Fassbender dhe Cameron Diaz.”

Filmi tregon historinë e një avokati, të interpretuar nga Fassbender, i cili përfshihet në trafikun e drogës.

(a.k/gazetaexpress/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›