Shpifi per Malltezin, denohet Taulant Balla
Deputeti socialist, Taulant Balla, merr nje tjeter denim nga Gjykata e Tiranes, per akuzat e paprovuara te tij ndaj Jamarber Malltezit, dhendrit te kryeministrit Sali Berisha. Pas gjashte seancash gjyqesore, ku anetari me i ri i Kryesise se PS mungoi, trupi gjykues i kryesuar nga Vjosa Zaimi, mori dje ne mesdite vendimin e denimit me gjobe prej 1 milione lekesh ndaj deputetit per padine e shpifjes. Ne fund te vitit 2012, Balla doli ne nje konference shtypi dhe akuzoi Malltezin se kishte vjedhur shqiptaret. Por megjithese nga pala paditese iu be thirrje te pergenjeshtronte keto akuza shpifjeje, deputeti nuk u paraqit as ne gjyq. Malltezi e paditi per shpifje ne gjykate po gjate vitit 2012 dhe diten e djeshme procesi u mbyll me denimin e deputetit per “shpifje dhe cenim te figures se Jamarber Malltezit”. Balles iu be disa here ftese te dorezonte provat qe kishte ne gjykate, ose te pranonte se ishin shpifje. Por ai iu pervodh gjykates per gjashte seanca me radhe, derisa gjykata pranoi si te drejte padine civile te ngritur.
Seanca nisi ne oren 12:30 te dites se djeshme, ku u paraqit vetem perfaqesuesi i pales paditese. Gjykata pranoi pjeserisht padine, duke detyruar Ballen qe te demshperbleje me 1 milione leke Jamarber Malltezin per demin jopasuror te shkaktuar dhe qe te paguaje shpenzimet e gjyqit njekohesisht. Pritet qe me shpalljen e vendimit te njoftohet deputeti per te bere edhe animimin ne Gjykaten e Apelit te Tiranes, brenda 15 diteve te ardhshme.
Aktualisht deputeti socialist Taulant Balla, ka nje tjeter proces gjyqesor edhe me ish-pronaret e tokes se zones se fushave te sportit “Partizani” prej fillimit te ketij viti dhe nuk eshte paraqitur ne seancat e zhvilluara. Partia Demokratike e ka akuzuar Ballen dhe kreun e PS, Edi Rama, se “nuk u jane pergjigjur ende akuzave per pallatin 5-katesh apo token ku po nderton vilen e re 56 metra te gjate, apo mospagesen e taksave per fitimet nga shitja e librit “Kurban”. Gjithashtu ne akuzat e fundit nga selia blu, “PS nuk eshte pergjigjur as per 1,3 milion eurot e falura nga Edi Rama, ne favor te Koco Kokedhimes dhe as per 19 milione dollare tendere qe i jane dhuruar Kokedhimes kur ishte kryetar i Bashkise se Tiranes”. A.Qoraj
Gjyqet e Balles
Deputeti Socialist, Taulant Balla, ka humbur edhe me pare gjyqe ku eshte paditur per shpifje apo demtim te imazhit. Ne muajin maj, Gjykata e Tiranes e denoi deputetin e Librazhdit per akuzat e ngritura ndaj Shkelzen Berishes, djalit te kryeministrit Sali Berisha. Balla akuzoi per perfitime te paligjshme te djalit te kryeministrit. Pas 11 seancash gjykata e denoi me 2 milione leke, nga 7 qe kerkoi pala paditese. Balla u denua edhe ne prill me 30 mije leke nga gjykata per padine e ministrit Genc Pollo.