E Diel, 1 Nëntor 2026

Asnjë gjobë tregtarëve ndotës të mjedisit, mankthi i kryeqytetit (FOTO)

ndotja1Tiranë- Në fokus të ndotjes në vendin tonë sot sjellim imazhe të tjera sesi shitësit ambulantë ndotin mjedisin.

Në këto imazhe të marra pranë godinave të konfikteve të inxhinierisë së ndërtimit në Tiranë, vihet re sesi kartonë braktisen në trotuar e më pas dalin në rrugë duke ndotur mjedisin.

Askush nuk merr masa për gjobitjen e këtyre tregtarëve, të cilët janë shndërruar në një ndotës potencial të mjedisit.

Gazeta IDEA fton lexuesin e saj të na dërgojë imazhe me fokus ndotjen e mjedisit në adresën tonë zyrtare info@gazetaidea.com.

ndotja2Ndotja skandaloze

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›