E djathta merr Keshillin e Qarkut ne bastionin e se majtes Qamil Xhani
Koalicioni i djathte, "Aleanca per Qytetarin", ka arritur te fitoje dje zgjedhjet per kreun e Keshillit te Qarkut ne Vlore. Edhe pse zgjedhjet e tete majit, u fituan nga kandidati i PS-se dhe shumica e anetareve te Keshillit Bashkiak ishin te se majtes, keshilltaret kane zgjedhur kandidaturen e propozuar nga e djathta. Kandidati i "Aleances per Qytetarin", Anesti Dhimojani, arriti te marre 36 vota kundrejt 23 votave qe mori kandidatja e "Aleances per te Ardhmen", Brunilda Mersini. Pas zgjedhjeve, qe u bene ditet e fundit ne Berat dhe ne Durres, e djathta ka marre drejtimin e 10 qarqeve ne gjithe vendin, ndersa e majta drejton vetem dy prej tyre. Nderkohe qe edhe ne mandatin e vitit te kaluar, e djathta arriti te marre drejtimin e qarkut, pavaresisht rikonfirmimit te Shpetim Gjikes ne krye te Bashkise se Vlores. Shumica e keshilltareve kane votuar Anesti Dhimojanin. Po dje, eshte finalizuar dhe votimi per nenkryetarin e Keshillit te Qarkut te Vlores. Ne gare moren pjese Harallamb Pandehi, i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut dhe Dhimitraq Lapa, i propozuar nga "Aleanca per Qytetarin". Edhe kjo gare eshte fituar nga kandidati i djathte. Lapa ka marre 33 vota, ndersa Pandehi ka marre 23 vota. Te pranishem ne konstituimin e Keshillit te Qarkut Vlore, kane qene deputete nga te dy forcat politike. Si perfaqesues i qeverise ishte zevendesministri Ferdinand Pone. Nga Partia Demokratike, deputetet Astrit Patozi, Kreshnik Cipi, ndersa nga PS-ja, Fatmir Toci, Luiza Xhuvani, Arben Isaraj dhe Eltar Deda.