E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpifjet Shkelzen Berisha apel Balles per perballje ne gjykate

Deputeti i PS-së, Tauland Balla nuk u paraqit sot në seancën e parë të ceshtjes civile për padinë për shpifje të ngritur nga Shkëlzen Berisha. Kjo mungesë në gjyq ka bërë që djali i Kryeministrit Berisha të drejtojë një thirrje publike nga lidershipit socialist.  Ashtu sikunder dhe pritej, pavaresisht kerkeses se perseritur dhe njoftimit te rregullt te Gjykates, z. Balla me urdher te z. Rama, ju fsheh perballjes me drejtesine  duke mos u paraqitur ne seance as vete personalisht dhe as me perfaqesues ligjor. Ndaj i bëj një thirrje publike zotit Rama te mos pengoje procesin gjyqesor, dhe ta lejoje perfaqesuesin e vet te paraqitet ne gjykate per te percjelle aty provat mbi te cilat ka ngritur shpifjet e tij”, thuhej në një deklaratë të Shkëlzen Berishës.  
Po në këtë linjë, djali i Kryeministrit shtoi se “e ftoj atë te mos i shmanget detyrimit ligjor si një frikacak, qe shpif e ndodhet përherë e kudo, pervecse aty, ku i duhet te provoje me fakte dhe argumente ato qe thotë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›