E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpifjet e thurura me ligësi të së majtës shqiptare

26-10-2012 / Nga Ilirian Dahri

Kryekooperativisti Edi Rama kishte filluar një tjetër betejë pak ditë më pare e cila ashtu si dhe të tjerat u arkivua si dështimi i radhës për të. Ndërkaq në Ministrinë e Mbrojtjes vazhdohet të punohet si gjithmonë pa u prekur aspak nga akuzat e pabaza të ndonjë deputeti të partisë socialiste të komanduar nga vetë Edi Rama. Është përuruar ndërkaq Qendra e Simulimit në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes ku ndër të tjerë mori pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Arvizu. Ndërkaq vetëm disa ditë më parë Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami mori pjesë në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të Natos të zhvilluar në Bruksel. Për mediat shqiptare Ministri i Mbrojtjes z.Arben Imami u shpreh se Shqipëria do të vazhdojë të jetë një vend model përsa i përket realizimit të detyrimeve të Aleancës, duke vijuar kontributin e saj në operacionet e Natos. Më tej Ministri i Mbrojtjes theksoi se: “[…] rezultati i reformave të ndërmarra në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë ka bërë të mundur rritjen e kontributeve që vendi ynë jep në kuadër të Aleancës, gjë që reflektohet veçanërisht në kontributin tonë në teatrin e operacioneve në Afganistan. Forcat tona të Armatosura bëjnë një punë të shkëlqyer në misionin ISAF në Afganistan. Kjo është një e vërtetë e njohur tashmë nga të gjithë partnerët tanë të NATO dhe nga kjo pikëpamje, kjo është lavdia e ushtrisë sonë, sepse është e para Combat Force, e para forcë luftimi që nxjerr Shqipëria dhe e ka kryer detyrën me nder, me lavdi dhe ka bërë edhe sakrificat e saj sublime, siç është rasti i kapiten Feti Voglit”. Ndoshta edhe rasti i kapiten Voglit nuk ka arritur të bindë opozitën shqiptare që të paktën hera – herës në shenjë respekti duhet të heshtë. Por tashmë shqiptarët e kanë të qartë se në çastet më vendimtare të vendit të tyre është gjithmonë partia socialiste ajo që kërkon të minimizojë gjithçka, të përlyejë gjithçka që arrihet me shumë mund. Ashtu siç ndodhi edhe me vizitën që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës zhvilloi në Shqipëri dhe kur kryesocialisti Rama shpifi për orën e Bushit. Ashtu siç ndodhi kur Shqipëria u anëtarësua në Nato por që sipas të majtës vendi ynë nuk i kishte plotësuar ende kushtet. Ndërsa tani që Shqipëria gëzon për afrimin e saj me Bashkimin Europian e majta e udhëhequr nga Rama kërkon të shpërqëndrojë opinionin publik shqiptar me akuza të pabaza dhe me shishe benxine. Polemika ka edhe në vende të tjera anëtare të Natos por shpifjet dhe akuzat e pabaza të opozitës shqiptare janë të pakrahasueshme sepse janë të bazuara vetëm tek ligësia e tyre. Ndërkaq mes polemikave është gjendur edhe një tjetër vend anëtar i Natos si Italia. Flitet për bombarduesit F-35 Lightning 2 të cilët do të shërbejnë për forcat italiane dhe do të kenë një kosto të parashikuar që arrin në 127,3 milionë dollarë. Avionët do të dorëzohen duke nisur nga viti 2013 dhe do të kushtojnë 137,1 milionë dollarë dhe nuk do të mungojnë edhe avionët me ulje vertikale (Stovl). Pasi të dalin nga fabrika e montimit FACO në fillim të vitit 2015 tre avionët e parë F-35A (janë parashikuar ndërkaq sipas shtypit italian 60 të tillë) do të dërgohen në qendrën e stërvitjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të filluar formimin e pilotëve dhe specialistëve. Sipas të gjitha gjasave në vitin 2016 avionët e parë F-35A do të ulen në bazën e Amendolës në mars të vitit 2016, ndërsa F-35 B do të fillojnë të operojnë në bazën e Grotaljes në gjysmën e dytë të vitit 2018. Ka patur polemika (aspak të ngjashme sigurisht me shpifjet e thurura plot ligësi nga e majta shqiptare) mes qeverisë dhe lëvizjeve paqësore për këto armatime  por sidoqoftë qeveria italiane ka porositur edhe disa avionë të tjerë të cilët do të dorëzohen në vitin 2016 dhe një pjesë tjetër në vitin 2017. Bombarduesit e gjeneratë së pestë do t’i bashkohen forcave ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës por edhe vendeve të tjera si Britania e Madhe, Kanadaja, Norvegjia, Izraeli, Japonia dhe Hollanda. Në vendin fqinj të Italisë polemikat kanë qenë për koston e tyre të lartë. Por burime pranë forcave ajrore italiane kanë deklaruar se një F-35 mund të kushtojë 78 milionë dollarë. Sidoqoftë tre avionë te parë “janë porositur dhe do të jenë italianë” ka deklaruar një general italian. Ndoshta nuk do të jenë 131 avionë siç mendohej në fillim por gjithsesi numri lëviz pak. Më tej gjenerali Debertolis ka nënvizuar se flitet për 10 mijë vende pune që do të sjellë ky program dhe se kjo  marrëveshje do të mbyllet këtë javë. Ndërkaq në vendin fqinj polemikat janë mbyllur. Në Shqipëri partia socialiste sigurisht që është duke thurur shpifjen e radhës.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›