E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shpikja e parë shqiptare, në 1920, Bollano: Patentë e firmës që prodhonte sapunë

Shqiptarët kanë bërë shpesh shpikje, madje ato njihen edhe zyrtarisht nëpër bortë, por çfarë dimë ne për këtë gjë.

Ekspertja e Patentave të Shpikjes, Rudina Bollano e ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur për shpikjen e parë shqiptare, e cila më pas edhe u regjistrua si patentë.

Bollano tha se shpikja e parë shqiptare e cila njihet zyrtarisht ka qenë në vitin 1920.

Pjesë nga biseda:

Bollano: Fillimet e pronësisë industriale në Shqipëri datojnë që prej vitit 1920. Kemi një periudhë pauze për shpikjet në kohën e monizmit. Dhe në vitin 1993 daton krijimi i Drejtorisë së Pronësisë që rregjistronte pronësinë industriale në Shqipëri. Në 1920 kemi regjistrimin e një marke shqiptare. Pronësia industriale përfshin patentat për shpikje, markat tregtare, treguesit gjeografik emërtimet e origjinës dhe dizenjot. Marka e parë shqiptare është “Hobdari”, prodhonin produkte ushqimore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›