Shpreh pendese per vrasjen gjykata le ne burg Kostandin Xhuvanin
Gjykata e Tiranes caktoi dje masen e arrestit me Burg pa afat per Kostandin Xhuvanin 22-vjecarin e akuzuar per vrasjen e Alfred Musabelliut 3 muaj me pare ne Tirane ndersa njihet si djali i regjisorit Gjergj Xhuvani dhe deputetes se PS-se Luiza Xhuvani. I riu u vetedorezua dy dite me pare ne polici bashke me armen me te cilen dyshohet te kete kryer krimin. Xhuvani akuzohet te jete autori kryesor ne vrasjen e Alfred Musabelliu ngjarje e ndodhur me 12 shkurt te ketij viti ne rrugen Ali Visha ne afersi te Qytetit Studenti. Gjate seances se djeshme mesohet se i akuzuari Xhuvani ka shprehur pendim per krimin dhe me tej ka pretenduar se vrasja ka ndodhur ne kushte e vetembrojtjes. Nga te dhenat e akuzes mesohet se vrasja ndodhi pas nje grindje per motive te dobeta. Sipas akuzes Kostandin Xhuvani se bashku edhe me dy miqte e tij qelluan mbi 22-vjecarin Alfred Musabelliu i cili gjeti vdekjen e menjehershme. Po ate dite policia arrestoi Albi Zelen 23 vjec dhe Donald Ymerin 22 vjec ndersa u shpall ne kerkim Xhuvani.