Shprëndanin drogë, 9 në pranga
Autori i Lajmit: red.
Shkatërrohet një rrjet i shpërndarjes së heroinës në Tiranë. Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga në orët e para të mëngjesit të djeshëm , nëntë persona, së bashku me kreun e rrjetit. Burimet zyrtare të uniformave blu, bënë të ditur dje se në pranga janë vënë Krenar Dajti, 30 vjeç i proceduar për “armë mbajtje pa leje”, Bledar Kovaçi, 27 vjeç, i njohur me pseudonimin “Bjondi”. Gjithashtu është vënë në pranga dhe Zamir Gjuzi, 24 vjeç, i njohur me pseudonimin “Zamir Qorri” dhe Agron Koçi, 33 vjeç, i njohur me pseudonimin “Gjon Rrapi”. Policia ka arrestuar dhe Elidon Xhikun, 22 vjeç, Geris Lala, 24 vjeç, Sokol Mhilli, 42 vjeç, Zizja Mehmeti, 25 vjeç, banuese në Tiranë, si dhe Alma Mehmeti, 20 vjeçe. Këta të fundit sipas të dhënave janë shpërndarësit kryesorë të lëndës narkotike të llojit heroinë. Aktiviteti kriminal i këtij grupi të strukturuar shtrihej, në zonën e Xhamllikut, rrugën “Bajram Curri”, në zonën e Alliasit, rrugën “Hoxha Tasim”, zonën e varrezave të Tufinës, Zonën e Varrit Bani, Zonën e Kinostudios në Tiranë.
Ky lajm është publikuar: 24/07/2008