Vlorë, zyra shtesë për pasaportat gjatë verës
Autori i Lajmit: red.
Fluksi i emigrantëve në verë do të përballohet me shërbime shtesë nga zyrat e pasaportave. Lajmi konfirmohet nga kreu i drejtorisë së policisë së Vlorës, Vehbi Bushati. Sipas tij koha për këtë vit e marrjes së pasaportës do të synohet të limitohet në një afat një javor, për t u ardhur në ndihmë shtetasve të ndryshëm të cilët këkojnë të pajisen me pasaporta. “Janë marrë të gjitha masat që të ofrohet shërbimi i pandërprerë në këtë sektor, duke synuar një afat prej 7 ditësh për aplikimet e zakonshme, ndërsa për raste të veçanta, të shërbehet brenda 24 orësh”- tha ai. Kur vetë pajisja përmban dhe procedurat verifikuese në zyrat e gjendjeve civile, kreu i drejtorisë së policisë së Vlorës ka kërkuar më tepër bashkëpunim me këto struktura, sidomos gjatë periudhës së muajit në vijim, kur kërkesat rriten dukshëm. Pranë zyrave ku aplikohet për marrjen e pasaportave, dorëzohen deri 100 kërkesa në ditë, shifër kjo që në muajin gusht shkon deri në 300 aplikime brenda 24 orëve.
Ky lajm është publikuar: 24/07/2008