E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tmerri i Babrrusë, arrestohet 13-vjeçari

Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Temrri i Babrrusë për sjelljen, dhe ka shënuar rekord për vjedhje. Është vetëm 13-vjeç dhe ka mundur të kryejë pesë vjedhje në një muaj. Në objektiv ka pasur fillimisht kioskat e lagjes së tij, por më pas ka mundur të vjedhë në rrugët më të populluara të Tiranës. Madje jo vetëm kioska por dhe kompjutera në një depo farmaceotike dhe në një zyrë të një filiali të KESH. Në “punën” e tij është ndihmuar edhe nga dy bashkëmoshatarë. Kanë ndjekur të njëjtën strategji për të kryer të gjitha grabtijet. Fillimisht kanë thyer xhamat e kioskave, kanë marrë të gjithë të hollat që gjenin dhe mallra konsumi. E njejta strategji vjedhje dhe gjurmët e lëna pas nga të miturit kanë lehtësuar punën e policisë për dokumentin e tyre. Kështu dje është vënë në pranga 13-vjeçari me inicialet B.B. Gjithashtu janë arrestuar dhe dy bashkëmoshatarët dhe bashkëpunëtorët e 13-vjeçarit, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në të gjitha vjedhjet.
Arrestimi
Është vetëm 13-vjeç dhe është kthyer në grabitësin më profesionist të kioskave. I mjaftonin pak minuta për të thyer xhamat dhe për grabitur të gjente. Por në ndihmë të “misionit” ka marrë në ndihmë dhe dy shokë të tij. Vjedhja e parë është rregistuar në datën 12 qershor të këtij viti në bulevardin “Bajram Curri”. Obejkt i grabitjes kanë qenë zyrat e KESH-it, ku 13-vjeçari ka vjedhur një kompjuter. Më pas një depo farmaceotike dhe më pas tre kioska kanë qenë në shënjestër të 13-vjeçareve, tashmë të arrestuar për vjedhje.
Hetimet
Gjithçka ka nisur pas dy denoncimeve të para dhe inspektimit në vendin e ngjarjes. Policia nuk ka pasur të vështirë të provojë se të gjitha vjedhet ka qenë e njëjta dorë, si për menyrën e vjedhjes dhe për gjyrmët e lëna në vendin e ngjarjes. Denoncimet e të dëmtuarve kanë pasur të njëjtën linjë. Ndërkohë burime nga policia bëjnë të ditur se 13-vjeçarët do të hetohen dhe për disa vjedhje të tjera, të cilat janë pa autor dhe mënyra e grabitjes i ngjan stilit të tyre. Tashmë pritet vetëm dokumentimi i tyre.
Të miturit
Nën akuzën e vjedhjes janë vënë në pranga dhjetra të mitur. Por lehtësiat që ju krijon ligji për shkak të moshës dhe mungesa e shkollave të riedukimit dhe dhomave të izolimit për të mitur i ka thyer ata përsëri të lirë. Mësohet se pothuajse të gjithë pas lirimit i janë kthyer sërish vjedhjeve.

Vjedhjet
Më datë 21 korrik 2008 dyshohet se këta të mitur kanë realizuar vjedhjen e një kioske në rrugën “Xhorxh Bush”.
Më datë 12 korrik 2008 dyshohet se kanë realizuar mësë miri vjedhjen e kioske në rrugën “Lek Dukagjini”.
Më datë 17 qershor 2008 dyshohet se kanë realizuar vjedhjen e një kompjuteri në zyrat farmaceutike, e ndodhur në Rrugën e Durrësit.
Po më datë 17 qershor 2008 dyshohet se kanë realizuar vjedhjen e dyqanit e ndodhur në rrugën “Margarita Tutulani”.
Vjedhja e një kompjuteri në zyrat e KESH-it, në Bulevardin “Bajram Curri”, e ndodhur më datë 12 qershor 2008.
Ky lajm është publikuar: 24/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›