Shpresa humbet përsëri, 4-2 ndaj Bjellorusisë
Kombëtarja U-21, e drejtuar nga Artan Bushati, ka pësuar humbjen e radhës në grup, këtë herë në transfertë me Bjellorusinë. Pavarësisht optimizmit të shprehur nga futbollistët dhe trajneri Artan Bushati, kombëtarja nuk ka ndryshuar asnjë presje krahasuar me ndeshjet e zhvilluara deri tani.
Sërish pësojmë shumë gola, nuk dimë të mbrohemi si duhet, megjithatë një fije shprese të jep sulmi, që ka shënuar në të pesta ndeshjet e zhvilluara. Vendasit bjellorusë janë shfaqur të frikshëm që në minutat e para dhe kanë arritur ta zhbllokojnë rezultatin në të 25-tën me anë të mesfushorit Nehajçik.
Zhbllokimi i rezultatit u ka mjaftuar vendasve për ta dominuar ndeshjen në të gjitha drejtimet. Voronkov ka realizuar golin e dytë për Bjellorusinë në minutën e 38-të dhe, pa kaluar 3 minuta të tjera, ka trefishuar Skavish. Sigurisht që loja tashmë ka marrë rrjedhë në favor të bjellorusëve.
Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e trefishtë të Bjellorusisë, por që nuk është e kënaqur me këtë rezultat. Trajneri Bushati kërkon të ndryshojë diçka në lojë në pjesën e dytë, duke futur që në minutën e parë Hoxhën dhe Kaçulin në vend të Gavës dhe Hithit.
Ndërkohë që Shpresa jonë kërkon të përmbysë rezultatin, bjellorusët shënojnë golin e katërt. Është pikërisht minuta e 72-të, kur Voronkov shënon golin e dytë personal. Nuk ka shumë histori, Shqipëria ka kapitulluar.
Minutat e mbetura janë më shumë për statistikë. Bjellorusët lëshojnë terren, të ndikuar edhe nga diferenca e thellë e golave. 21-vjeçarët e Bushatit kanë përfituar në dy raste, me Januzin dhe dhe Hysën, duke e shkurtuar diferencën në 4-2, por vetëm kaq.
Bjellorusia në minutat e mbetura tregohet shumë më e kujdesshme. Në 10 minutat e fundit rastet kanë qenë të shumta për vendësit, por portieri Bejte ka qenë me fat që nuk ka pësuar gola të tjerë. Pas kësaj ndeshjeje Shqipëria vazhdon të ruajë vendin e parafundit, me 3 pikë të grumbulluara në 5 ndeshje. Austria, Bjellorusia dhe Skocia udhëheqin me pikë të barabarta (9).
Bjellorusi - Shqipëri 4 - 2
Bjellorusia: Gomelko, Dragun (Rahmanov 90+2′), Bukatkin (Politeviç 89′), Skavish, Jurçenko (Rekish 66′), Voronkov, Nehajçik, Ostruh, Karpoviç, Veretilo, Filipenko.
Trajner: G.Kondratiev.
Shqipëria: Bejte, Sykaj, Hithi (Kaçuli 46′), Samina, Gocaj, Malindi, Lilaj, Januzi, Hysa, Roshi, Gava (Hoxha 46′).
Trajner: Artan Bushati
Shënues: Nehajçik 25′, Voronkov 38′, 72′, Skavish 41′ / Januzi 75′, Hysa 78′
Kartonë të verdhë: Bukatin, Dragun / Samina
Gjyqtarë: J.Valgeirsson, J. Gunnar Gudmundsson, A. Thór Gíslason (Islandë)