Ristani letër ndërkombëtarëve për zgjedhjet
Për këtë arsye, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që me anë të një letre, të shprehë shqetësimet e tij tek selitë perëndimore në Tiranë.
“Vihet re i njëjti problem me këtë mungesë korrektesie në të gjitha zgjedhjet. Gjithsesi do të përgatitet një shkresë tjetër për dijeni organizatave ndërkombëtare”, tha dje Arben Ristani, kryetar i KQZ-së, duke theksuar se ky institucion përballet me të njëjtat situata gjatë gjithë proceseve zgjedhore.
Deri më tani, sipas njoftimit të KQZ-së, vetëm Partia Demokratike ka dorëzuar emrat e komisionerëve të KZAZ-ve, ndërsa partitë e tjera, duke përfshirë këtu edhe Partinë Socialiste nuk kanë dorëzuar asnjë listë. Tashmë dihet që kjo parti ka vendosur që të mos marrë pjesë në këto zgjedhje, ndërsa ligji e detyron partinë tjetër, PBDNJ-në si partia e dytë në opozitë, që të bëjë propozimet e saj për anëtarët e KZAZ-ve.