Shpresat e Parteshit

Vesna Jovanovic - "Qytetarët e kësaj ane duhet ta marrin në dorë fatin e tyre"
Partitë politike nisën të enjten garën për Kryetar të Parteshit, një fshat ky serb që pritet të shndërrohet në komunë përmes zgjedhjeve të rregullta të organizuara nga Republika e Kosovës. Qeveria e Kosovës, ICO dhe ambasadat perëndimore në Prishtinës shpresojnë se banorët e Parteshit do t’i përgjigjen masivisht thirrjes për t’iu drejtuar kutive të votimit me 20 qershor.
Për këtë, edhe është investuar shumë. Igor Jovanovic, një shitës i një prej dyqaneve të pakta që ekziston në Partesh, thotë se do t’i përgjigjet thirrjes për të dalë në zgjedhje.
“Ne duhet t’i shfrytëzojmë privilegjet e Pakos së Ahtissarit. Ne do të dalim në votime dhe presim investime në komunën tonë, si nga Prishtina ashtu edhe nga Beogradi”, thotë Igor Jovanovic.
Komuna e re serbe do të formohet me bashkimin e fshatrave Budrigë, Pasjan dhe Partesh, që janë të banuara vetëm me serbë. Deri më tash, këto fshatra kanë qenë nën ombrellën e Komunës së Gjilanit. Komuna e Parteshit pritet të formohet në bazë të Planit të Martti Ahtisaarit. Shumëkush dyshon në gjasat e funksionit ekonomik të kësaj komune, për shkak se në Budrigë, Pasjan dhe Partesh aktiviteti i vetëm i banorëve është bujqësia. Megjithëkëtë, autoritet e Prishtinës nuk dëshirojnë të mendojnë për dështimin e kësaj komune, pasi që aktualisht janë të fokusuar vetëm në krijimin e saj.
“Të gjitha informacionet që i kemi tregojnë se jemi të gatshëm për të shkuar në zgjedhje. Presim një dalje solide apo një dalje më të madhe të enklavave. Besoj se shumë shpejt do të funksionalizohet”, ka deklaruar për Express Sadri Ferati, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal.
Kjo Ministri ka themeluar edhe grupet përgatitore për të lehtësuar themelimin e komunës së katërt serbe në Kosovë. “Ekipet përgatitore kanë bërë punë të mirë në përgatitjen e komunë së re, të cilët i kanë njoftuar qytetarët për themelimin e komunës së re”, ka shtuar Ministri Ferati.
Ndryshe, në garë për të udhëhequr komunën e re janë: Zajedno za Opstanak me kandidaten Vesna Jovanovic, SSDS e Sllavisha Petkovicit me kandidatin Goran Milloshevic, Jedinstvena Srpska Lista me kandidatin Todor Mirkovic dhe Lista Zavicaj me kandidatin Nenad Cvetkovic.
Një ditë para fillimit të fushatës zgjedhore, kandidatja për kryetare të Parteshit, Vesna Jovanovic kishte filluar t’i identifikojë zonat ku do të kërkojë votën për ditën e zgjedhjeve.
“Si deputete e Kuvendit të Kosovës kam punuar që Parteshi të bëhet Komunë. Kur kam kërkuar këtë, shumica e serbëve nuk kanë besuar”, thotë Jovanovic, e cila kishte mbledhur disa serbë të Parteshit për t’ua shpjeguar favoret e themelimit të komunës së re.
Kandidati më serioz për të udhëhequr Komunën e Parteshit konsiderohet Nënkryetari i tashëm i Komunës së Gjilanit nga radhët e komuniteteve, Nenad Cvetkovic. Banorët e Parteshit thonë se Cvetkovic ka përkrahjen e Prishtinës dhe të Kryeministrit Thaçi.
Cvetkovic thotë se është koha që qytetarët të zgjedhin njeriun që i përfaqëson interesat e banorëve.
“Serbët lokalë duhet ta zgjedhin njeriun e tyre, i cili do t`i udhëheqë në nivel komunal dhe do të përfaqësojë zërin dhe interesat e tyre në Prishtinë. Qytetarët e kësaj ane duhet ta marrin në dorë fatin e tyre”, ka thënë ai.
Edhe kandidati tjetër, Todor Mirkovic thotë se nëse fiton postin e Kryetarit do të angazhohet në përmirësimin e jetës së bashkëvendsave të tij.
Ndryshe, procesin e decentralizmit dhe formimin e komunave serbe e kanë kundërshtuar Lëvizja Vetëvendosje. Kjo lëvizje e sheh formimin e Komunë së Parteshit, si mundësi të lidhjes së fizike me kufirin e Serbisë përmes fshatit Muçibabë.