Mashallah

Zyrtarët më të lartë të vendit ditëve të fundit janë shpërndarë nëpër botë, në përpjekje për të bindur shtete të ndryshme që ta njohin pavarësinë.
Për disa ditë me radhë, ata kanë shpërthyer “izolimin” që shpeshherë i mban me muaj pa lëvizur nga vendi, ndërsa nikoqirë të tyre janë shtetet që kanë njohur Kosovën.
Presidenti Fatmir Sejdiu ka shfrytëzuar Forumin Ekonomik Islamik Botëror në Malajzi për të takuar përfaqësuesit kryesorë të disa shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë. Ndërsa Kryeministri Thaçi, gjatë qëndrimit në Turqi, ka mbetur i impresionuar nga Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili ka marrë në telefon zyrtarë të lartë të disa shteteve për t’u folur për Kosovën.
Përpjekje lobuese gjatë javës ka bërë edhe Ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, i cili gjatë qëndrimit në NewYork ka takuar ambasadorë të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën. Por, Hysenin e pret edhe një takim më i rëndësishëm në Francë, për të cilin Ministria e Jashtme ka njoftuar të shtunën.
Ai është ftuar nga shefi i diplomacisë franceze, Bernard Kouchner, që të marrë pjesë në Konferencën Ministrore të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, e cila do të mbahet në Nicë të Francës më 29-31 maj. Në këtë konferencë, kryediplomati kosovar pritet të takojë përfaqësues dhe homologë nga vende të ndryshme anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, që nuk e kanë njohur ende Kosovën si dhe të atyre që e kanë bërë këtë.
Një aktivitet tjetër që është vlerësuar i favorshëm për Kosovën ditëve të fundit, është edhe rezoluta e miratuar nga Organizata e Konferencës Islamike për Kosovën.
Në lobim shumë shpejt pritet të përfshihet edhe Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, i cili do t’i prijë delegacionit parlamentar kosovar gjatë një vizite në Lindjen e Mesme.
Kjo vizitë është konfirmuar të shtunën për Express nga Ibrahim Gashi, anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se kjo vizitë do të ndodhë shumë shpejt, por nuk ka treguar se cilat shtete do të jenë pjesë e vizitës.
Kosova gjatë muajit prill dhe maj është njohur nga katër shtete. Këto njohje janë vlerësuar të rëndësishme, sidomos për shkak të procesit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila diku në vjeshtë pritet ta shpallë mendimin rreth legalitetit të pavarësisë së Kosovës.
Aktivitetet e këtyre ditëve të zyrtarëve kosovarë janë parë me sy të mirë edhe nga opozita. Nënkryetari i parë i AKR’së, Ibrahim Gashi, i cili bashkë me shefin e tij Behgjet Pacollin është i përfshirë në lobim për njohje të pavarësisë, i vlerëson vizitat e Sejdiut dhe Thaçit.
“Pjesëmarrja në forume të ndryshme botërore, në takime shumëpalëshe, është e një rëndësie të veçantë, sepse të jep mundësi me taku shumë liderë botërorë. Por, kësaj here mendoj se ka qenë një turne e suksesshme e dy liderëve më të lartë të shtetit të Kosovës”, ka thënë ai.
Gashi thotë se drejtuesit e institucioneve duhet të jenë jashtë vendit më shpesh.
“Është një mundësi e mirë dhe një domosdo që institucionet e vendit të jenë në takime ndërkombëtare, në takime bilaterale, në vizita zyrtare, sepse vetë pjesëmarrja e tyre, vetë takimet, fjalimet përcjellja nga mediumet botërore të këtyre takimeve në një farë mënyre e shpërndajnë një opinion për ekzistimin e një shteti të ri në botë”.
Nënkryetari i AKR’së vlerëson se vizita të këtij lloji janë më produktive se disa iniciativa tjera. “Këto takime në një farë mënyre s’mund të zëvendësohen me asnjë lloj veprimi diplomatik tjetër, as përmes ambasadorëve tanë atje as përmes atyre imazheve që i shpërndajnë kompanitë si Saatchi& Saatchi”.
Ai thekson se fushatat lobuese nuk duhet ndalur dhe duhet të shfrytëzohet mirë.
“Gjithnjë duhet pasur parasysh që këto vizita të shfrytëzohen. Në vizitën e Presidentit është dashur të ketë ekip, i cili ndoshta edhe ka qenë , një ekip efektiv i cili i aranzhon takime, një protokoll i cili paraprakisht aranzhon shumë takime me liderë botërorë presidentit të Kosovës”.
“Uroj që kësaj here të jetë shfrytëzuar, por zakonisht kjo e do një punë protokollare të një stafi që duhet të punojë paraprakisht”, ka shtuar Gashi.