Shpresat përforcohen nga Kombëtarja A

Përfaqësuesja U-21 e Shqipërisë para ndeshjes me Bjellorusinë, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit europian, është përforcuar me disa futbollistë nga Kombëtarja A.
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), nëpërmjet një njoftimi, ka bërë të ditur se për ndeshjen Shqipëri-Bjellorusi, skuadrës kombëtare U-21 do ti bashkohen portieri kosovar Saimir Ujkani, Jahmir Hyka, Emiliano Vila, Franc Veliu, të cilët ishin grumbulluar nga trajneri i Kombëtares, Josip Kuze, për ndeshjen Estoni-Shqipëri (0:0).
Këta lojtarë do të jenë përforcime të rëndësishme për ndeshjen e së mërkurës, pas rezultatit pozitiv arritur në ndeshjen ndaj Austrisë (2:2), thuhet në ueb faqen zyrtare të FSHF-së.
Samir Ujkani te shpresat shqiptare do të takojë sulmuesin kosovar të klubit ukrainas Vorskla, Ahmed Januzin. Ndeshja ndërmjet ekipit shqiptar dhe atij bjellorus do të luhet në stadiumin Niko Dovana në Durrës, në orën 15:00.