Optimist për të ardhmen

Selektori i Kombëtares shqiptare, Josip Kuze, është shprehur optimist për të ardhmen e ekipit kuqezi, pas barazimit 0:0 si mysafire e përfaqësueses së Estonisë.
Takimi miqësor, i cili u zhvilluar në kryeqytetin estonez Talin, ishte i pari për kuqezinjtë pas eliminatoreve të Botërorit 2010. Përveç rezultatit, trajneri kroat është i kënaqur edhe me paraqitjen e futbollistëve të rinj që aktivizoi nga minuta e parë.
Ishte vetëm ndeshja e parë pas eliminatoreve dhe sapo kemi nisur një cikël të ri në Kombëtare. Sigurisht ishte vetëm një ndeshje miqësore, por ashtu siç kisha thëne edhe me parë ne kishim disa objektiva dhe mendoj se disa i kemi arritur, ka thënë Kuze të hënën në një konferencë për media.
Objektiv i yni ishte aktivizimi i lojtareve të rinj. Jam i kënaqur me lojën e tyre, por ka nevojë për shume përmirësim, pasi ishte vetëm ndeshja e pare, shtoi ish trajneri i Dinamo Zagrebit.
Në ndeshjen kundër Estonisë, Kuze u mbështet te lojtarët e rinj si Elis Bakaj, Gliman Lika apo Jahmir Hyka. Megjithatë, trajneri i skuadrës kuqezi ka bërë të ditur se përsëri do tu besojë futbollistëve me eksperiencë si Lorik Cana, Ervin Skela, Erion Bogdani apo Klodian Duro.
Objektivi ynë është të ndërtojmë një skuadër sa me konkurruese për të ardhmen. Mora përgjigje pozitive nga lojtarët e rinj, por nuk mund të mbështetem vetëm tek ata. Nuk do te ishte një Kombëtare e vërtetë. Nuk mund te bëjmë pa lojtarët me eksperiencë si Cana, Skela, Duro apo Bogdani, që do te jenë pjesë e skuadrës edhe në të ardhmen, theksoi Kuze i cili siguroi se do të respektojë kontratën e tij që ka me FSHF-në.
Lidhur me mos grumbullimin e Besart Berishës dhe replikën e këtij të fundit, për mosdhënie të asnjë arsyeje, kroati ka nënvizuar: Në këto momente Shqipëria ka një potencial të madh sulmuesish për të ardhmen, duke nisur nga Bala, Roshi, Cikalleshi, Januzi apo Shkurtaj, por për momentin, sulmuesit e kombëtares janë Bogdani, Salihi dhe Kapllani. Po kështu, më pëlqejnë si sulmues të majtë Bakaj apo Hyka, që mund të luajnë në krahë. Unë e respektoj çfarë ka bërë Berisha për Kombëtaren, por për në Estoni bëra disa zgjedhje tjera.
Ndërsa, sa i përket gardianit të ekipit kuqezi, Kuze ka sqaruar gjithçka. Sipas tij, portieri numër një do të jetë Arian Beqaj, derisa zëvendës i tij do të jetë Samir Ujkani.