Posta Shqiptare CEZ po shkel ligjin per faturat

Posta Shqiptare ka akuzuar kompanine CEZ se ne kundershim me ligjin shperndan faturat e konsumatoreve me ane te kompanive te tjera postare.
Ne nje konference per shtyp drejtoresha e sherbimit postar shqiptar Arta Kazazi ka theksuar se Cez shperndarje ka zgjedhur te tjere bashkepunetore te cilet duhet te mbajne pergjegjesi para qytetareve per mos dorezimin e faturave.
Posta Shqiptare i ben apel institucioneve perkatese qe te nderhyjne per mbrojtjen e konsumatoreve dhe te ligjeve te vendit tone.
Bashkepunimi me kompani te tjera ka bere qe posta shqiptare te humbase nje numer te konsiderueshem konsumatoresh. Megjithate sipas Kazazit po diskutohet me kompanine Cez Shperndarje ne menyre qe te gjendet nje zgjidhje sa me pare.