E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letersia e Realizmit Socialist dhe utopia

Letersia e realizmit socialist duket se e ka bazen ne nje utopi letrare me pretendimin qe ajo te realizohet ne nje vend dhe ne nje kohe te tashme. Prandaj kundershtia duket e paperballueshme prandaj dhe rreshqitja e ngadalshme kah ideologjia

Nga Sabri Hamiti

Letersia e realizmit socialist shqiptar ka lindur ne kohen e utopise se re komunizmit. Duket e ketille utopi ne kuptimin e pare ne ideologji per tu ngushtuar keshtu ne letersi te tendences. Letersia e tendences letersia e misionit si dhe letersia qellimore kane nje prehistori qe mbeshtet ne historine e letersise shqipe te paragjysmes se dyte te shekullit te njezete.

Ne utopi qe shikuar ne rrjedhe kohe shfaqet si utopi e zotit dhe e besimit ne utopi te vendit e te atdhedashurise ne utopi sociale apo ne absolutin e perparimit Ne letersi qellimore e cila domosdoshmerish mbeshtetet ne nje ide dominante apo ne nje ideologji per tu bere e dobishme perballe kesaj ideologjie duke marre statusin e letersise se tendences disa here e kane quajtur edhe letersi e angazhuar Ne letersi sociale me tema sociale te kohes e lidhur kryesisht ne letersine shqipe me vitet 20-30 te shekullit te njezete ashtu dhe me literatura te tjera te Ballkanit te ketyre viteve madje me nje orientim te letersive te Evropes te kesaj kohe.

Por letersia e realizmit socialist nuk eshte asnjera prej ketyre ndonese merr nga dicka prej seciles duke u veteperkufizuar si letersi ndermjet utopise dhe ideologjise dhe per te perfunduar kryesisht ne utopi letrare. Ajo nuk arrin asnjehere te behet letersi e realizmit ne kuptimin barthesean qe ka thellesine teresine sistemin e te besueshmes.

Letersia e realizmit socialist shqiptar nganjehere perpiqet te rimarre modele te meparshme te letersise shqipe sic eshte po e zeme Nene Shqiperi e Dritero Agollit dhe lidhur me Bageti e bujqesi te Naim Frasherit ose me letersi te tjera sic eshte Lumi i vdekur i Jakov Xoxes i lidhur me Donin e qete te Mihal Shollohovit. Ngushtesia e saj metodike e shpie kah pamja karikaturale e shtypur nga censura. Vazhdon varferia migjeniane ne jete por nuk duket askund tema e mjerimit social.

Perjashtohet tema e seksit si tabu dhe veshtire te gjesh nje pershkrim ose shenje te hapur te shperblimit dashunor ne letersi po dhe ne arte te tjera ne kete vend... Termi realizem socialist si sintagme qe lidh nje formacion stilistik me nje sistem ideologjik eshte veshtire i shpjegueshem ne trashegimine letrare shqipe.

Ndoshta mund te dukej me qarte po te shtjellohej duke u kundervene me nje formulim te ngjashem tanime te artikuluar me shume ne nivel interpretimi se metode.

Fjala eshte per realizmin borgjez. Por kjo mund te behet vetem kur ekziston prodhimtaria letrare e trasheguar qe mund te kundervere nje realizem te quajtur socialist me nje realizem borgjez nese i kemi veprat letrare te dy periudhave. Nese jo eshte pastaj nje spekulim. /Express/

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›