E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brahimi kërkon rol aktiv të Kinës

I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi, i ka bërë thirrje Kinës që të luajë një rol më aktiv dhe të bëjë përpjekje në dhënien fund të dhunës në këtë vend të Lindjes së Mesme.

Këtë thirrje Brahimi e bëri pas takimit me Ministrin e Jashtëm Kinez, Yang Jiechi, në Pekin.

Takimi u mbajt disa ditë pas prishjes së armëpushimit ndërmjet qeverisë siriane dhe forcave të armatosura kryengritëse.

Në Pekin, Brahimi qëndroi pas bisedimeve të zhvilluara në Moskë me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Pas takimit me Lavrov, Brahimi kishte thënë se kriza në Siri është duke u përkeqësuar.

Rusia dhe Kina u kanë vënë veto rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që dënonin dhunën e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Revolta popullore kundër regjimit të Assadit ka nisur qysh në mars të vitit të kaluar. Aktivistët thonë se mbi 35.000 njerëz kanë humbur jetën në trazira.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›