E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpronesim pronareve te tokes ne Korce- Qafe Plloce

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e radhës një fond prej 75 milionë e 220 mijë lekë, i cili do të përdoret për të kompensuar familjet që do të shpronësohen nga ndërtimi i rrugës Korçe- Qafe Plloçe.

Sipas vendimit të qeverisë, ndërtimi i kësaj rruge kërkon shpronësimin e një sipërfaqe toke prej rreth 160 mije metër katrorë dhe sipërfaqe trualli prej 5 mijë metër katrorë.

Vendimi përcakton se vlera mesatare që do të përfitojë një pronar i shpronësuar për sipërfaqen e tokës do të jetë rreth 3 90 lekë për metër katrorë.

Ndërsa për truallin vlera mesatare e kompesimit do të jetë 2 500 lekë për metër katrorë. Sipas vendimit shpronësimi do të fillojë në datën 15 të këtij muaji dhe do të përfundojë brenda datës 30 dhjetor të këtij viti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›