E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, sekuestrohen 150 kg hashash

Sekuestrohen 150 kilogramë hashash të presuar në një gomone të gjetur nga policia në zonën e Karaburunit, në Vlorë.

Policia dyshon se lënda narkotike ishte bërë gati për t'u transportuar në Itali.

Gomonia e gjetur është 5.5 metër e gjatë me motor 250 kubikësh. Policia po heton për të gjetur pronarët e saj dhe të lëndës narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›