Shqetesim Greqia Para takimit te nivelit te larte te BE

Me e thjeshta fillimisht ministrat e jashtem te BE u rekomanduan te henen 20.06. shefave te shteteve dhe te qeverive te BE qe ti deklarojne te perfunduara negociatat e anetaresimit me Kroacine keshtu u shpreh presidenti hungarez i radhes Janos Martonyi
Ceshtjet qe kane mbetur do te diskutohen dhe zgjidhen tani ekzistojne shanse te mira madje me shume se kaq qe negociatat e anetaresimit te kene perfunduar deri ne 30 qershor ne mesnate.
Me kete pritet qe Kroacia te behet me 1 korrik 2013 anetari i 28-te i BE. Por shume me i veshtire do te jete nje qendrim i perbashket ndaj Sirise dhe Libise.
Perfundimisht ne takim krize te nivelit te larte ky Keshill Evropian do te kthehet per shkak te Greqise megjithese kjo teme nuk eshte fare pike zyrtare e rendit te dites. Vertet qe kryeministri Papandreu e mbijetoi nje vote mosbesimi ne parlament por se shpejti deputetet do te votojne edhe per vendimet e ardhshme te kursimit. Sipas presidentit te Komisionit Evropian Jose Manual Barroso ne loje jane shume gjera
Javen e ardhshme do te vije ora e se vertetes. Atehere Greqia duhet te tregoje se e mbwshtet vertet projektin ambicioz te masave financiare dhe privatizimeve te paraqitur nga qeveria e kryeministrit Papandreu dhe te cilin e kane miratuar Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Nderkombetar. Mesazhi im eshte i qarte kur Athina te veproje Evropa do te furnizoje.
Me furnizoj kuptohet BE do te liroje jo vetem shumen tjeter te ndihmes nga paketa ekzistuese e ndihmes por do te thurre me siguri edhe nje pakete te re ndihmash. Papandreu vete shkoi kete jave edhe njehere ne Bruksel per te bere te qarte se ai nuk do te behet pengese
Dua te them se si vend dhe si qeveri ne jemi te vendosur qe ta veme ne jete programin dhe une shpresoj shume qe Parlamenti grek do ta miratoje programin aktual.
Nje falimentim i Greqise si shtet nuk eshte vetem shqetesim i evropianeve. Shqetesimi nderkohe perhapet kudo ne glob. Kete e nenvizoi edhe John Lipsky shefi i perkohshem i Fondit Monetar Nderkombetar ne nje vizite te henen ne Bruksel
Fusha e Euros eshte sic e dime te gjithe nje ekonomi vendimtare globale popullore. Analizat tona tregojne se pasojat direkte te problemeve ne periferi Greqi Portugali Irlande jane natyrisht te vogla sepse behet fjale per ekonomi popullore shume te vogla por se kriza do te ndihej shume me fort ne te gjithe boten po te prekte bankat ne ekonomite baze te zones se euros.
Pra nese bankave ne France ose Greqi do tu duhej te ndaheshin nga vlera pasurish te konsiderueshme ne Greqi Portugali dhe tjeterkund ato mund te ndodhen edhe vete ne veshtiresi. Prandaj shtetet e Euros e perjashtojne zyrtarisht mundesine e nje deshtimi te shtetit. BE keshtu duket eshte mallkuar qe te jete i suksesshem.
Autor Christoph Hasselbach / Auron Dodi
Redaktoi Esat Ahmeti