Kina njeh rebelet kryengritesit libane fitojne terren

Kryengritësit në Libi kanë fituar terren në frontin diplomatik, duke siguruar njohjen e tyre nga ana e Kinës si një partner për dialog. “Kina ju sheh ju si një partner të rëndësishëm në dialog”, ka deklaruar ministri i Jashtëm kinez, Jang Jeçi, gjatë takimit me shefin diplomatik të Këshillit të kryengritësve në Bengazi, Mahmud Xhibril. Kina ka qenë kundër misionit të NATO-s, dhe ka protestuar herë pas here për vrasjen e civilëve në Libi.
Ndërkohë, Forcat e Muamar Gedafit goditën qendrën e Misratës, i vetmi qytet në duart e kryengritësve përvec Bengazit, me katër raketa. Katër muaj nga nisja e trazirave dhe tre muaj nga nisja e misionit ajror të NATO-s mbi Libi, kryengritësit kanë shënuar fitore të vogla ushtarake.