E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleance per te drejtat e njeriut - Perfundon Global Media Forum i DW

Kemi te bejme me nje barazim te thjeshte pa te drejta njeriu nuk ka shoqeri civile. Pa te nuk ka siguri juridike nuk ka mireqenie ekonomike. Mediet duhet ti komunikojne keto kontexte.

Pas tri ditesh te konferences fjala permbyllese e drejtorit te pergjithshem te Deutsche Welles Erik Bettermann u kthye ne nje apel pasionant drejtuar medieve qe ato te veprojne ne perputhje me pergjegjesine e tyre per ruajtjen dhe zbatimin e te drejtave te njeriut. Situata e te drejtave te njeriut i intereson secilit kudo ne bote.

Konferenca jone pasqyron pervojat me te drejtat e njeriut ne te gjithe boten. Ne e lehtesojme komunikimin midis politikaneve dhe botes akademike midis ekonomise dhe medieve.

Ne mbi 50 aktivitetet e ndryshme u fol nder te tjera per te drejtat e njeriut per lirine e internetit ose viktimat ne luften e droges ne Ameriken Latine. Gazetareve qe moren pjese iu ofruan edhe workshope praktike. Per shembull per faktin se si raportohet per te drejtat e njeriut pa i shkelur te drejtat e viktimave. Nje teme i pershkoi te gjitha diskutimet roli i medieve te reja dhe i rrjeteve sociale. Mundesite dhe kufijte e tyre marredhenia e tyre me mediet klasike rreziqet dhe shanset e tyre.

Thomas Deve nga Zimbabveja eshte koordinator i Fushates se Mijevjecarit te OKB-se per Afriken jugore. Deve e ndien veten te konfirmuar ne pikepamjen e tij prej gazetareve ne te gjithe boten

...qe mediet sociale jane per ne nje instrument i rendesishem per tu afruar me njeri-tjetrin. Njerezit mund te shprehin mendimet e tyre per shtetin dhe shoqerine.

Blogistja tuniziane Lina Ben Mhenni fituese Best of Blogs Awards cmim qe jepet ne kuader te Global Media Forumit te Deutsche Welles e kundershton termin revolucioni i Facebook-ut term i krijuar ne lidhje me permbysjet ne Afriken e Veriut

Nuk kemi te bejme me nje revolucion te Facebook-ut apo te internetit apo te Twitter-it. Kemi te bejme me nje revolucion te popullit nje revolucion te dinjitetit. Ne Tunizi ai nuk nisi ne internet por ne rruge. Interneti ishte vetem nje mjet ndihmes.

Tema e te drejtave te njeriut do te mbetet edhe me tej ne axhenden e Global Media Forumit. Ne qershor 2012 ne Global Media Forum-in e peste do te behet fjale per te drejten e njeriut per arsim.

Autor Mathias von Hein / Auron Dodi

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›