Shqetësime në Greqi pas arrestimit të Strauss Kahn

Arrestimi i drejtorit të përgjithshëm të FMN-së, me akuzat për ngacmim seksual, ka sjellë reagimet dhe shqetësime në shtetin grek. E gjendur përballë situatës për kërkimin e paketës së ndihmës ekonomike, Greqia ka vënë në pikëpyetje gjithçka lidhur me huan. Shtypi i ditës këtë të hënë ka ngritur një sërë pyetjesh për të ardhmen e ekonomisë greke, pas arrestimit të Domenik Strauss Kahn dhe lidlhur me mënyrat se çfarë qëndrimi do të mbajnë nëse Straus Kahn do të lërë postin.
“ Shërbyesja po krijon pengesa për Greqinë” ishte titulli i së përditshmes “Eleutherotypia”, duke vënë theksin tek rëndësia e ndërrimit të posteve për kreun e FMN. “ Seks, kredi dhe garanci” ishtë titulli i madh i gazetës Ta Nea, në shkrimin e së cilës shkruhej e “paqartë pas skandalit Strauss Kahn”, duke përngjasuar me titullin e filmit “ Seks, gënjeshtra dhe regjistrime”.
“ E vërteta lakuriq” ishte titulli i një tjetër gazete greke.
BE dhe FMN janë duke diskutuar aktualisht lidhur me paketën ekonomike të ndihmës, e cila deri tani nuk ka mundur të kryejë funksioni e duhur. Një ditë më parë Greqia kishte deklaruar se arrestimi i drejttorit të FMN nuk do të ndikonte tek vendimi i ndihmës për Greqinë, por mesa duket mediat nuk kanë mundur ta lënë pas dore këtë ngjarje. “ Qeveria greke, do të vazhdojë pa ndërpreje për programin e saj për tejkalimin e krizës” deklaroi zëdhënësi i qeverisë.
Megjithatë zyrtarë europianë deklaruan se Strauss Kahn e njihte shumë mirë situatën e Greqisë, duke shtuar se arrestimi i tij nuk do të ndikojë as në qëndrimin e Greqisë dhe as në atë të FMN-së.