Shkallezim i ri i dhunes ne Lindjen e Mesme

Ishte nje mesymje ndaj kufirit te Izraelit nga te gjitha anet Per here te pare prej disa dekadash te dielen 15.05.2011 mijera civile nga Siria depertuan kufirin ne kodrat e Golanit te pushtuara nga Izraeli. Gjate mesymjes ndaj kompleksit kufitar gjeten vdekjen te pakten kater vete dhe disa dhjetra u plagosen e po trajtohen neper spitalet izraelite sipas te dhenave te ushtrise. Mbi njezet vete ia dolen qe te depertonin ne fshatin e druzeve Mashd al Shams. Nje deshmitar okular pershkruan depertimin e mases se njerezve. qe cane gardhin kufitar Sirianet hapen portat ketu ne Mashd al Shams thuajse nuk ka asnje ushtar dhe atyre iu desh qe te terhiqeshin prej presionit te mases. Policia siriane u perpoq qe ti ndaloje demonstruesit por pa sukses me pas ata kaluan permes nje fushe te minuar eshte nje mrekulli qe askush nuk u plagos.
Kjo eshte hera e pare qe nga filimi i luftes se Lindjes se Mesme ne vitin 1973 qe shkelet kufiri i mbrojtur me masa te forta sigurie per ne Siri. Njekohesisht nje grup palestinezesh depertoi barrikadat e ushtrise libaneze - pasi ata goditen me gure ndaj ushtareve izraelite keta te fundit u kunderpergjigjen me granata me gaz lotesjelles dhe me arme zjarri. Tre demonstrues gjeten vdekjen sipas te dhenave te deshmitareve okulare. Manifestimi si rrjedhoje u nderpre.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Intensifikohen konrtollet kufitare
Nje skene e ngjashme u perserit edhe ne Rripin e Gazes Demonstruesit palestineze cane barrikadat e Hamasit radikal-islamik dhe depertuan ne piken izraelite te kontrollit Eres. 70 vete u plagosen 15 prej tyre u goditen nga granatat.
Ne Ramallah manifestimi qendror ne diten Nakba dita e katastrofes palestineze gjendja ishte me paqesore. Mijera vete marshuan per ne sheshin qendror Manara dhe rane sirenat ne perkujtim te refugjateve.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu gjate nje mbledhjeje te kabinetit ne fundjave shprehu keqardhjen qe radikalet diten e pavaresise se Izraelit e shnderruan ne nje dite te nxitjes se urrejtjes. Ushtria izraelite qysh te shtunen 14.05.2011 ne mbremje rrethoi Bregun Perendimor te Jordanit nga frika e sulmeve.
Autor Andreas Bauma / Vilma Filaj-Ballvora
Redaktoi Eliana Xhani