E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqetësimi i madh për presidenti

Andi Kananaj
Zgjedhja e presidentit në Shqipëri ngjall debate të cilat shkojnë realisht përtej vetë rolit aktual të presidentit në këtë vend. Përzgjedhja e këtij Presidenti të zvogëluar nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, dihet që sjell si  pasojë përzgjedhjen e një Prokurori të ri. Ajo që tremb sot është se Presidenti nuk e garanton më as pavarësinë e tij si kryetar i shtetit.

Vetë përzgjedhja e Presidentit nuk kërkon më votat e opozitës dhe si i tillë kreu i shtetit do të jetë në një element politik në hierarkinë shtetërore. I njëjtë në përgjegjësi ndaj partisë si një drejtor drejtorie i zakonshëm, ose po aq qesharak sa qenia konsull nderi i Tajvanit në Tiranë. Në këto kushte identikiti i këtij njeriu do të jetë ai i një pensionisti politik më pension  të mirë, e që do ta mbylli me nder rrugën që i predikon kryetari i pozitës në fuqi. Tensioni që e rrethon situatën nuk ndihmon për asgjë.

Nëse duhet të këtë tension dhe presion, ai duhet të jetë përpara se të zgjidhet Presidenti i Republikës sigurisht, por kjo duhet të ndodhë për të rikthyer garancitë e vjetra, ato të votimit deri në fund me 3/5 e deputetëve kreun e shtetit.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›