E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në vend të TOEFL-it

Marin Nikolli

 

E nisa këtë artikull me qëllimin e vetëm të kuptoja se pse TOEFL-i ishte një ide idiote dhe jo shumë avangarde porse qëllimi i tij është të ndukë këta individë (ne dhe shumë të tjerë si ne) dhe grupe të caktuara të rinjsh që vërtet meritojnë që pas 50 vitesh (gjoja diktaturë) të shijonim pak liri nga formalizmat (prapë gjoja) burokratike që Weber-i i kishte aq me merak. Kështu fillova të kërkoja në internet për burime, të cilat mbasi të më jepnin një ide më të qartë në lidhje me situatën që është krijuar tashmë të kuptoj dhe unë të paktën se çfarë ndodh vërtet me TOEFL-in dhe çfarë ka ndodhur me parë. E dija fillimisht që do duhet të hasesha me frikën që historia e vërtetë do të ishte fshehur në rregullimet klienteliste të atyre për të cilët këto interesat kanë më shumë rëndësi se jeta e tyre. Kështu fillova dhe e provova të shfletoja një herë, vetëm për të parë çbëhej. Pashë që TOEFL-i për herë të parë ishte krijuar në 1964, si nevojë e disa organeve universitare për të kontrolluar nivelin e dijeve të studentëve ndërkombëtar në ambientet e tyre universitare, kryesisht dijet linguistike për të cilat në ato kohë, qaheshin gati të gjithë.

Krijuar prej një linguisti jo më pak monopolistik sesa vetë studimet e tij, ai u prit me krahë hapur në radhët e atyre që u duhej një hallkë tjetër përfitimi (një e tillë siç ishte dhe fondacioni Ford, por që me kohë kjo u arrit të fshihej, dhe tani i gjithë ky institucion quhet jo fitim prurës(!)  Duhet thënë pa frikë se sa fiton vetë institucioni, pa ndonjë kosto përveç letrës, ky individ duhet vërtet të laureohet me ndonjë çmim prestigjioz në ekonomi më mirë se në përpjekjet e tij për linguistikë, dhe për mendimin tim duhet të kishte hequr dorë shumë herët nga karriera e tij si linguist. Ky individ, quhej Charls A. (jo Darwin), por Ferguson, dhe ishte aq shumë i sëmurë nga vetëdija e tij urbane, sa donte që e gjithë bota të ishte po e sëmurë. Në punët e tij të ardhshme kërkimore, në të cilat, ai, si një dështak profesionist, sugjeron mbledhjen e të gjithë injorantëve fshatarë që flisnin me dialekt në zonat më urbanistike, dhe nga këtu tu mësohej një gjuhë e denjë formale e bukur metropolitanase. Ky, TOEFL-i, i krijuar fillimisht nga një linguist i famshëm i cili si pionierët e tjerë të kohës së tij besonin në testimin e njohurive dhe matjen e dijeve me dijet e të tjerëve. Siç dhe thuhet në sitin kryesor të TOEFL-it, është e kotë të flasësh, ne e dimë më mirë çfarë duam. Nuk ka intervista për të testuar këto aftësitë tona në anglisht, kështu që duhet të bëjmë testin. Mbase dikush nuk flet, të shkruajë atëherë. Mbase kopjon, ose ia bën dikush tjetër. Dhe sado absurde të jetë një kontratë e lidhur me TOEFL-in dhe benefitet e tij zgjat 2 vjet të shpifura me një test që provon që ti je një idiot i cili nuk mund ti besojë dot as intuitës së vet për të vërtetuar që ata bëjnë eksperimente sjelljesh me ne të gjithë. Sikur kjo të ishte e vërtetë dhe testi të mos ishte një eksperiment i çuditshëm në të cilin siç abuzon mësuesi ynë me ne, ashtu nuk do të abuzonin me miliona fytyra që vinë dhe na thonë nëse jemi apo jo adekuat për diçka apo për një tjetër. Dhe mirë thotë njëri tek një nga publikimet e TOEFL-it: Pse duhet të më interesojë mua se çfarë duhet të jetë një bazë kërkimore?!

Ajo me siguri do jetë fillesa e shkatërrimit tim emocional, dhe pas çdo dështimi në mbrojtje të këtij konteksti emocional timin, dhe dështimi në këtë test, pasojat do ti vuaj vetëm unë. Vetë TOEFL-i sugjeron që meqenëse kemi diversitete kulturore, duhet ti përjashtojmë këto dhe në vend të tyre të bëhemi pjesë e disa mekanizmave që na ndihmojnë të mos kuptojmë, por të veprojmë sipas një rregulloreje linguistike strikte. Me kalimin e kohës, siç më duket se po shkojnë gjërat, nga by the book do kalojmë në by TOEFL. Tani meqë studimi tregon se me miliona studentë e marrin këtë test përditë, dhe nga ky test përfitojnë shumë nga institucionet akademike. Këto po përfitojnë nëse nuk duan studentë. Kam parë një tendencë shqetësuese në lidhje me këtë temë. Thuhet që nëse do të aplikosh në një agjenci, kompani apo universitet testimi duhet të ketë qenë vërtet produktiv. Tani, unë nuk jam studiues linguistike, por më pëlqen ta njoh mirë kontekstin gjuhësor me të cilin përballem dhe prandaj denjova të merrja një test përgatitor online. A duhet të besojmë se TOEFL-i vërtet teston njohurit tona, dhe mos është një institucion i cili në vend që ti testojë këto njohuritë tona (që shumica i shohin për herë të parë kur ballafaqohen me të), të krijojë të tilla? Pse TOEFL-i duhet një herë në dy vjet, apo kujt i shërben? A është institucion që unë drejtohem në hallakatjet e panumërta burokratike, apo hallakatin njerëzinë? Çfarë është TOEFL-i? Çfarë mund të ishte në vend të tij? A përfaqëson gjë fundja? Të gjithë flasin për risinë linguistike të TOEFL-it, kur mua më duket asgjë më shumë se një mall që duhet ta blesh dhe pas këtij shumë të tjerë. Ky TOEFL ka përmbyllur vetëm ciklin.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›