E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkimi kombëtar dhe politika jonë

Geraldo Durda

 

Ka kohë që çështja kombëtare rrëshqet gjithnjë e më tepër në çështje ndjesish e ndjenjash, aq sa duket sikur është thjesht e vetëm çështje zemre, dashurie ose me ta ndjerë. Që bashkimi i shqiptarëve në një shtet është edhe çështje ndjesish e ndjenjash, çështje shpirtërore, kjo nuk vihet në dyshim, mirëpo Shqipëria e Bashkuar përfaqëson edhe një koncept racional nga të gjitha pikëpamjet ( ekonomike, politike, sociale, kulturore, fetare etj), veçanërisht për sa i përket ekonomisë dhe politikës. Duke menduar se sot është kohë delikate për shqiptarinë dhe shqiptaret në trojet etnike dhe në gjithë rruzullin tokësor, vlerësoj se është me vend të evidentohen disa nga çështjet kryesore që mendoj se duhet të jenë në vëmendje të gjithë shqiptarëve, me qëllim që të vlerësohen, të diskutohen, të peshohen, të merret përgjegjësi e të nxirren edhe detyra, por të nxirren edhe çështje e probleme.

Implementimi i marrëveshjes se Ohrit, e cila është konsideruar deri tani një armëpushim, për të parë se sa vërtetë ndërgjegjja dhe jeta e sllavo-maqedonasve është e demokratizuar. Ditët e fundit ata bënë një provokacion. Por shqiptarët janë të zgjuar. Ata nuk kanë pse u përgjigjen provokacioneve. Sepse e dimë, që pushteti aktual, sado fashist, nuk mund të ngjitet në nivelin e pashiqëve, të titove e millosheviçëve. Kështu që po gabojnë, siç thuhej herët, duke veshur lëkurën e ujkut. Ska gjë, edhe për këtë një ditë ata që e iniciuan këtë provokacion dhe ata që e realizuan, do tu japin llogari shqiptarëve.
Në politikë deklarohet se jemi në demokraci dhe veprohet si në diktaturë. Duket sikur mjaftë politikanë mendojnë se janë pronar të atdheut dhe idhuj të kombit. Duhet të kuptojnë të gjithë, se demokracia nuk i lejuaka këto. Në demokraci atdheu dhe kombi e mbështet shpinën edhe në gjoksin e një ushtari. Në gjithë piramidën politike shqiptare, edhe nëse e kanë mësuar në politiken e demokracive të zhvilluara, politikanët tanë duhet të heqin dorë nga ai element bazë i politikës abuzive, se: Tek karriget tona, fillon rehatia juaj. Ndërsa problemi kërkon zgjidhje. Zgjidhjet i gjejnë faktorët politikë. Kush pretendon se është faktor politik, të kryejë detyrën.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›