Shqetësimi që vjen për SHISH

Pa gjë të keqe hidhet një amendament i një deputetit, kushdo qoftë ai, se paska bërë një amendim se ka qenë shumë i thjeshtë problemi ta rregullojë. Jo, përkundrazi. Jo vetëm që nuk e rregullon, por realizon atë pikësynim që ju keni, që pushteti të uzurpojë shtetin. Që pushteti të uzurpojë SHIK-un, jo me ligj, por me Maliq. Ky është qëllimi i vërtetë i atyre amendimeve që ne sapo na erdhën në tavolinë
Nga Gramoz Ruçi
Kemi qenë të shqetësuar se çfarë do të ndodhi
me këtë projektligj. Kolegë deputetë të Grupit Socialist edhe në seancën e
fundit kanë trajtuar çështjen me shumë preokupim, jo vetëm në formë, por edhe
në përmbajtje. Jo vetëm këtu në seancë plenare, jo më shumë se para dy ditësh
në Komision e Sigurisë dhe Integrimit, përfaqësues të opozitës kanë shtruar
pyetjen:
Ne kemi informacion se ditën e enjte do të futet në seancën plenare një
projektligj lidhur me Shërbimin Informativ. Ky projektligj që do të diskutohet
a është kaluar në komision? Ne si pjesë e opozitës jemi krejtësisht të
painformuar me ligjin konkret.
Përgjigja e mazhorancës, në emër të së cilës flet
kryetari komisionit, është:
Citoj zotin Leonard Demi nga procesverbali i mbledhjes së komisionit:
Është e vërtetë se qeveria ka sjellë disa muaj më parë disa amendime për këtë
projektligj. Ne i kemi kaluar këto në komision, ju nuk keni qenë në atë kohë që
ne i kemi miratuar. Ato nuk kanë kaluar në seancë plenare për miratim, sepse
qeveria e tërhoqi projektligjin, për konsiderata të mëtejshme. Tani në
kalendarin e fundit është përsëri ky ligj për të kaluar në seancë plenare. Unë
kam biseduar me drejtuesit e seancës plenare këtu në Kuvend dhe kam marrë
përgjigjen se e kemi futur në kalendar si gjithë ligjet e tjera që kanë mbetur
pa u kaluar. Por, deri tani nuk kemi ndonjë draft nga qeveria, për ligjin siç
thoni ju, zoti Bizhga. Deri tani nuk kemi ndonjë draft dhe kjo kuptohet që nuk
do të kalojë.
Kjo është përgjigja dy ditë më parë, që nuk do të kalojë.
Nuk po futem tek problemet që krijon diskutimi e aq më keq miratimi i këtij
projektligji. Kërkoj në emër të opozitës të hiqet nga kalendari i rendit të
ditës. Minimumi jeni të detyruar ta bëni këtë, qoftë për të realizuar dhe nenin
formal të rregullores që kërkon dy ditë kohë.
Është e drejta juaj që në seancën pasardhëse,
duke na siguruar ne si opozitë minimumin të drejtën e njohjes me projektligjin,
e të drejtën e njohjes me relacionin e komisionit përkatës, që ditën e hënë të
ulemi ta diskutojmë.
Edhe njëherë përsëris, kërkojmë heqjen nga rendi i ditës së sotme të
parlamentit dhe kalimin për diskutim në komision, e më andej në seancën plenare
njëherë tjetër.
Unë e dëgjova me vëmendje përfaqësuesin e mazhorancës, e ja ky është programi i Kuvendit dhe nuk ekziston asgjëkund.
Ky është rendi i ditës së sotme dhe ekziston.
Më duket se është e tepërt ajo që thashë, interesimi i anëtarëve të opozitës në
Komision e Sigurisë dhe përgjigjen institucionale, zyrtare me procesverbal të
kryetarit të Komisionit të Sigurisë. Që ligji është tërhequr nga qeveria e nuk
do të kalojë para dy ditësh.
Para dy ditësh mua si opozitë duhet të më jepej relacioni për ligjin përkatës.
Para dy ditësh kryetari i komisionit që është përgjegjës për këtë relacion, më
është shprehur që ligji është tërhequr nga qeveria, që ligji nuk do të kalojë
në seancë plenare.
Pra, ajo që bëri apel kreu i Grupit të mazhorancës ishte që ta lëmë të diskutohet.
Jo zotëri. Është e vërtetë që Grupi Parlamentar i opozitës nuk ka qenë në
mbledhjen përkatëse të Komisionit të Sigurisë.
Por, është po kaq e vërtetë që ju nuk keni të drejtë të përjashtoni opozitën shqiptare sot që është në parlament, as nga komisioni e aq më tepër nga seanca plenare.
Si mund të diskutohet një projektligj kaq i rëndësishëm kur ti vijë radha dhe deputetët e opozitës të bënin sikur janë, apo opozita të bëjë sikur është opozitë. Apo ju të mendoni se gjasme keni opozitë.
Jo zotëri, radhën e parë unë kam thënë një fjali. Kodin, Shqipërinë, Institucionet i kemi bashkë. Edhe partnerët i kemi bashkë edhe armiqtë i kemi bashkë. Nuk mund tju lejojmë pikërisht juve, që pikërisht koha në të cilin bëhet këtu siç e cilësoi zoti Meta, që gjithë bota pret një vendim gjykate për fatin e shtetit më të ri të vëllezërve tanë kosovarë. Ju pikërisht sot krijoni këtë precedent në parlamentin shqiptar.
Ne nuk mund të lejojmë si opozitë shqiptare, që krizës politike të këtij vendi që po e hiqni zvarrë, që krizës institucionale që keni krijuar ju me duart tuaja, që krizës ekonomike dhe sociale të këtij vendi, që krizës demokratike ti shtoni dhe një krizë akoma më të madhe krizë me partnerët tanë ndërkombëtarë. Me të gjithë institucionet e NATO-s dhe me partnerin tonë strategjik siç është SHBA-ja.
Ne jemi këtu dhe nuk mund tju lejojmë juve që të bëni me këtë vend dhe këtë komb sikur jua ka lënë juve babi e ne njerka. Jo zotërinj kundërshtar politik. Kombin dhe vendin e kemi bashkë. Partnerët e Shqipërisë i kemi bashkë. Institucionet ku aderojmë i kemi bashkë.
Siç kemi dhënë kontributin tonë për të qenë e për të aderuar në këtë aleancë, pavarësisht se ju e keni shfrytëzuar si fitoren tuaj, pa kaluar pa u tharë boja e anëtarësimit ju po vini në pikëpyetje statusin e vendit tonë të përbashkët. Ne nuk mund të lejojmë se nuk ka gjë më të rëndësishme sesa kjo, jo vetëm për ne, por edhe për ju.
Prandaj ngrihuni mbi rreshtim e rreshtit, shikoni interesat e vendit. Mos zbatoni verbalisht urdhrat e kujtdo qofshin këto, qoftë edhe të kryeministrit tuaj apo liderit tuaj.
Për ne ska çështje më të rëndësishëm sesa kjo.
Para pak muajsh Sekretari i Përgjithshëm i
NATO-s ka ardhur këtu, posaçërisht për këtë veprimin tuaj dhe ju e tërhoqët.
Pas 4 muajsh ju e risillni këtë projektligj pa bërë asnjë ndryshim. Pa gjë të
keqe hidhet një amendament i një deputetit, kushdo qoftë ai, se paska bërë një
amendim se ka qenë shumë i thjeshtë problemi ta rregullojë. Jo, përkundrazi. Jo
vetëm që nuk e rregullon, por realizon atë pikësynim që ju keni, që pushteti të
uzurpojë shtetin. Që pushteti të uzurpojë SHIK-un, jo me ligj, por me Maliq. Ky
është qëllimi i vërtetë i atyre amendimeve që ne sapo na erdhën në
tavolinë.
Prandaj zonja kryetare kjo nuk mund të kalojë kështu. U kujtoka një deputet në
ora 12 të natës e hidhka poshtë të gjithë atë projektligj, e ky deputeti sado i
zoti paska qenë, paska gjetur çelësin e artë për të zgjidhur problemin.
Ju bëjmë edhe njëherë apel, nëse është e nevojshme të mblidhet Konferenca e Kryetarëve të mblidhet, që ta shqyrtojë me gjakftohtësi këtë problem. Ndryshe do të jetë një lajm i keq sot që presim një lajm të mirë për kombin shqiptar, sot do jetë një lajm i keq për shtetin shqiptar.
Ne jemi këtu jo vetëm për të thënë fjalën tonë, por jemi këtu për të mos lejuar që ky lajm i keq të mos bëhet realitet për shtetin shqiptar.
Siç e lexuat rregulloren amendimet bëhen 24 orë para seancës parlamentare. Për këtë amendim ne jemi vënë në djeni në orën 10 e gjysmë sot, pra kërkohet 24 orë. Deri mbrëmë nuk ka pasur asnjë depozitim, biles edhe para 24 orëve ska pasur asnjë depozitim. Shkresa...protokolli, shikojeni, por unë më shumë se protokollin, i besoj mbledhjes së komisionit të sigurisë. Në komisionin e sigurisë ky problem është shtruar dhe unë lexova këtu procesverbalin e mbledhjes së komisionit, ku kryetari i komisionit thotë, projektligji është tërhequr, ku kryetari i komisionit në rrugë institucionale thotë, jam konsultuar me drejtuesit e parlamentit dhe më thonë janë përfshirë të gjitha ligjet, por j