E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri – Bjellorusi, publikohen formacionet zyrtare

TIRANË, 26 shtator/ATSH/ Publikohen formacionet titullare që do të zbresin sonte në fushën e blertë të Air Albanias në përballjen Shqipëri-Bjellorusi.

Në 20:45 skuadra e trajnerit Rolando Maran zbret në fushën e blertë ndaj Bjellorusisë si favorite për fitimin e ndeshjes.

Maran ka zgjedhur edhe 11-shen që zbret në fushën e blertë. Nuk ka surpriza, i ndikuar edhe nga problemet me dëmtime që e kanë karakterizuar Kombëtaren gjatë këtij grumbullimi.

Rikthim i madh për Etrit Berishën, që aktivizohet në portë, teksa një vend në 11-she ka edhe për Hysajn, i cili ende nuk ka gjetur ekip dhe po stërvitet me Vllazninë.

Mitaj është lënë në stol, teksa vendoset titullar Pilo në të majtë, teksa mesfusha dhe sulmi nuk kanë surpriza. Pritshmëri të mëdha për Ernest Muçin, i cili është lojtari më në formë i Kombëtares në këtë grumbullim.

Kombëtarja hap sot në “Air Albania” fushatën e këtij sezoni të Ligës së Kombeve, ku synimi është një dhe i vetëm, ngjitja në ligën B.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRI: Berisha; Pilo, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, Ramadani, Asllani, Seferi, Muçi, Hoxha, Manaj

Trajner: Rolando Maran

BJELLORUSI: Lapoukhov; Pechenin, Tsikhamirau, Volkov, Kalinin, Gromyko, Seliava, Ebong, Malashevich, Barkovski, Kontsevoi

Trajner: Viktor Gonchareknko

Shqiperi-Bjellorusi; fotoreporter: Andrin Hoxha 1 nga 7

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›