E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shqipëri – Mali i Zi, mbi 80 media të akredituara për të ndjekur takimin Rama – Abazoviç. RTSH sjell detajet

Më shumë se 80 media janë të akredituara për të përcjellë detaje nga mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Malit të Zi, që do të mbahet në Podgoricë.

Gazetarja e RTSH, Denada Shkodrani, e pranishme në Podgoricë, bën me dije se fillimisht, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij, Dritan Abazoviç, do të zhvillojnë një takim të shkurtër dypalësh, ku më pas do të mbahet edhe ceremonia zyrtare e pritjes.

Pas kësaj, delegacionet e të dy vendeve do të nisin mbledhjen, ku është parashikuar nënshkrimi i të paktën 11 marrëveshjeve dhe memorandumeve që do të firmoset sot, ku më e rëndësishmja është padyshim ndërtimi i urës që do të lidhë Ulqinin dhe Velipojën.

Kjo është mbledhja e dytë që zhvillohet mes dy qeverive, ndërsa e para u mbajt në korrik të vitit 2018 në Shkodër.

Axhenda e mbledhjes:

10.35 – Ceremonia e plotë zyrtare e pritjes me nderimet ushtarake
Vijohet me himnet kombëtare dhe prezantimet e delegacioneve 
11.00 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Mal i Zi – Shqipëri
Fjalë hyrëse e z. Dritan Abazovic, Kryeministër i Malit të Zi, (15 minuta),
pasuar nga fjala hapëse e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së 
Shqipërisë (15 minuta) 
Fjalë e znj. Belinda Balluku, Zv/Kryeministër i Shqipërise dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë (5 min)
Fjalë e z. Ervin Ibrahimovic, Zv/Kryeministër i Malit të Zi dhe Ministër i Investimeve Kapitale (5 min)
Fjalë e z. Vladimir Jokovic, Zv/Kryeministër i Malit të Zi dhe Ministër i Bujqësisë (5 min)
Kryeministri Dritan Abazovic dhe Kryeministri Edi Rama i japin fjalën
anëtarëve të delegacioneve që kanë për të nënshkruar marrëveshje.
Fjalë e shkurtër përmbyllëse e Kryeministrit Dritan Abazovic dhe Kryeministrit
Edi Rama   
 13.10 – Foto familjare
 13.15 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
 13.40 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›