E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi- Bjellorusi policia njofton masat e marra

Policia e Kryeqytetit njoftoi sot masat e marra per mbarevajtjen e ndeshjes mes perfaqesueses se Shqiperise dhe Bjellorusise e vlefshme per eleminatoret e Kampionatit Europian 2012.

Sipas policise gjate hyrjes se sportedashesve ne stadium do te ushtrohet kontroll i imtesishem ne drejtim te parandalimit te futjes ne stadium nga tifozet te sendeve te ndaluara si mjete e sende te forta fishekzjarre shishe te ndryshme kapsolla flamuj me shkopinj parrulla me mbishkrime jo te pershtatshme.

Do te kete bllokim te rrugeve qe te cojne per ne stadiumin Qemal Stafa. Keshtu duke filluar nga ora 14.00 deri me 23.00 do te bllokohet qarkullimi ne rruget Dervish Hima Asim Zeneli dhe Perlat Rexhepi.

Ndeshja mes Shqiperise dhe Bjellorusise do te luhet diten e shtune ne oren 2000 ne ket kuader policia e Tiranes ka kerkuar mirekuptimin e publikut.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›