Zgjedhjet PS Shkoder kercenon me bojkot Ka probleme
Partia Socialiste e qytetit te Shkodres permes kryetares se saj Keti Bazhdari ka paraqitur problemet e konstatuara nga drejtuesit e saj ne hartimin e emrave te listave zgjedhore. Sipas Bazhdarit listat per Bashkine e ketij qyteti kane nje sere problemesh.
Keto sipas saj lidhen me mungesen e kodit te baneses per rreth 40 te votuesve pranine ne keto lista t7 emrave te personave qe tashme nuk jetojne me e deri tek mungesa e emrave te personave qe kane mbushur moshen 18 vjec dhe kane te drejten per te votuar. Bazhdari si problem themelor trajton edhe vendosjen e qendrave te votimin ne banesat apo bizneset e militanteve te PD-se. Ajo thote se nese konstatohen nje problem i tille i shfaqur ne zgjedhjet e tjera PS Shkoder do bojkotoje votimin ne keto qendra votimi.
Partia Socialiste e Shkodres e shikon me mjaft pikepyetje normalitetin e procesit zgjedhor duke u bazuar ne parregullsit7 e hasura per te cilat eshte vene ne djeni dhe OSBE-ja. Ne Bashkine e Shkodres mesohet se jane hequr nga listat e meparshme 142 raste te dubluara dhe nga verifikimet e bera te personave me moshe madhore ka rezultuar vetem nje person mbi 100 vjec qe ndodhet ne keto lista dhe vazhdon te jetoje.