Shqiperi- France kuqezinjte munden ne Qemal Stafa

Humbet, por del me kokën lart Shqipëria nga Qemal Stafa, në sfidën eleminatore të Euro-2012 përballë Francës. Në lamtumirën e futbollit të golashënuesit më të mirë të kombëtares Alban Bushi, kuqezinjtë e Josif Kuzhes ndëshkohen nga një start i ngadaltë, të dominuar nga hija e rëndë e ish-kampionëve të botës dhe Europës. Skuadra e Laurent Blanc sulmon agresivisht mbajtësin e topit në cdo pjesë të fushës, duke krijuar panik në rradhët e kombëtares, që nën iniciativat e Benzema dhe Ribery vuajnë shumë, duke u ndëshkuar edhe shumë shpejt me dy gola.
Benzema në minutën e 11 bën gjithcka vetë, shmanget në hyrje të zonës dhe befason Ujkanin, jo i pakapshëm në këtë rast. Reagimi i kuqezinjve vjen me Salihin. Lëviz mirë Bogdani dhe shërben për shkodranin, që mbron topin dhe godet,por ndalet nga traversa. Francezët janë të frikshëm në 1-2 që nuk i lë shanse Shqipërisë, pasi M’Vila dyfishon shifrat në sygjerimin e Benzema, në minutën e 18. mendohet më e keqja, por Franca e ul lojën, duke menduar më tepër për sfidën e ardhshme dhe kjo i lejon skuadrës së Kuzhes të rifutet në lojë.
Bogdani përfiton nga pasiguria e mbrojtjes së Blank dhe shënon një minutë pas rifillimit. Kuzhe provon të marrë më shumë nga kjo sfidë dhe kuqezinjtë luajnë mirë, duke vënë në vështirësi Francën, që detyrohet të mbrohet, për të mos pësuar një surprizë të hidhur në minutat e mbetura. E megjithatë goli nuk vjen dhe Franca kalon në Tiranë 1-2, duke marrë kryesimin e grupit me 16 pikë në 7 ndeshje, e ndjekur tani nga Bosnje Hercegovina tre pikë larg, pas fitores së boshnjakëve ndaj Bjellorusisë në transfertë 0-2. Zbret në vendin e parafundit Shqipëria me 8 pikë në 7 ndeshje, duke shpresuar të arrijë bjellorusët, që kanë luajtur një ndeshje më shumë, kur të udhëtojë të mërkurën drejt Luksembeurgut.
Eno Skarço Azhornuar së fundi ( e shtunë , 03 shtator 2011 )