Papunesia Obama Nje plan te ri per punesimin

Me shifrën e papunësisë që mbeten mbi 9 për qind dhe me besimin e publikut në rënie, presidenti amerikan, Barak Obama ndodhet nën presion për të propozuar mënyra të reja të rritjes së vendeve të punës. Megjithatë, presidenti la Shtëpinë e Bardhë të premten për të kaluar uikendin në Kamp Deivid me familjen.
Një raport i publikuar të premten, tregoi se punësimi nuk u rrit me asnjë pikë gjatë muajit gusht në Shtetet e ABshkuara. Raporti sinjalizoi edhe një ulje të besimit të investitorëve, tashmë të shkurajuar nga mungesa e një pakete stimuluese nga ana e rezervës Federale. Presidenti Obama pritet të njoftojë një plan të ri për rritjen e punësimit të enjten e ardhshme, i këshilluar edhe nga ekspertët e Shtëpisë së BArdhë se është pikërisht koha për veprime konkrete.
Juli Prifti