Shqipëri- Kosovë, marrëveshje bashkëpunimi për arsimin
fushën e arsimit dhe të shkencës. Marrëveshja synon të intensifikojë dhe të garantojë bashkëpunimin bilateral midis dy vendeve mbi bazën e realizimit të objektivave të përbashkëta për arritjet e standardeve në fushën e arsimit. Pikat kryesore në të cilat mbështet marrëveshja prekin bashkëpunimin në fushën e kurrikulave në sistemin parauniversitar dhe atë universitar për shkëmbimin e nxënësve, studentëve dhe profesorëve. Bashkëpunim më i ngushtë i projekteve të përbashkëta të kërkimit shkencor dhe inovacionit në fushën e nëntokës, shkencave albanologjike, mjedisit etj. Kjo marrëveshje do të sigurojë mbështetje për universitetin e Prizrenit me staf akademik dhe hartimin e kurrikulave. Gjithashtu, marrëveshja parashikon hartimin e diplomave të përbashkëta sipas standardeve të Bashkimit Evropian si dhe mbështetje për studentët e doktoraturës duke shtuar numrin e kuotave për studentët nga Kosova. Intensifikimi i bashkëpunimit qeveritar duke zhvilluar politika arsimore brenda kornizës evropiane do ti shërbejë objektivave të përbashkëta në fushën e arsimit dhe të shkencës. Ministri Hoxhaj dhe delegacioni që e shoqëronte, gjatë qëndrimit në Tiranë ka zhvilluar takim edhe me kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Bamir Topi.