E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aniston refuzoj Brad’in

Jennifer Aniston nuk ka ndonjë dëshirë për të ripërtërirë dashurinë e saj me ish burrin, Bradh Pitt ka thënë një burim i saj.

Bukuroshi i Hollywood’it – i cili ishte i martuar me aktoren e serialit “Friends” nga vitit 2000-2005 – kishte shpresuar se do t’i kthehet ish gruaje e tij dhe kjo kishte shkaktuar një përlarje në mes të tij dhe Angelina Jolie, me të cilën rrit gjashtë fëmijë.

Por kur Jen ishte lajmëruar për këtë ajo nuk ishte e interesuar për të rindezur këtë zjarr, kështu që bukuroshi vendosi të kthehet përsëri tek Angelina.

“Brad kishte marrë në konsideratë kthimin tek Jen”, i ka thënë një burim tabloidit amerikan “National Enquirer”. “Kjo ishte ideja e tij në fund të fundit. Por, në fund të ditës, Jen nuk kishte shprehur interesim. Ajo ishte duke u argëtuar dhe nuk e merrte në konsideratë idenë e ish të dashurit të saj”.

“Brad kishte menduar se do ja ndryshonte mendjen por ajo e kishte refuzuar atë. Ai përdori metodën tjetër të kthehet tek gruaja e tij dhe gjashtë fëmijët”, ka thënë ky burim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›