E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri Norvegji 1-0

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes  Shqipëri Norvegji 1-0.

Shqipëria ka kaluar në avantazh në minutën e 40-të me anë të mesfushorit Valdet Rama. Pas një shpërthimi në krahun e majtë mesfushori kuqezi futet në zonë, godet me të djathtën dhe mposhtë portierin nordik duke i dhënë avantazhinë skuadrës sonë.

Shqipëri Norvegji, e cila po luhet në stadiumin kombëtar Qemal Stafa  është ndeshja më e pritur e historisë së kombëtares shqiptare, e vlefshme për kualifikueset e Kampionati Botëror Brazil 2014.

Kjo ndeshje është më shumë se elektrizuese pasi të gjithë kanë nisur të besojnë gjithnjë e më shumë për një kualifikim të mundshëm të kombëtares sonë, që drejtohet nga italiani Xhani De Biazi, në Botërorin e Brazilit, që do të ishte jo vetëm një rezultat historik, por, mbi të gjitha, edhe një dalje për herë të parë në finalet e tilla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›