Shqipëri, 87 përqind e popullsisë disponon llogari bankare

Numri i llogarive depozituese të familjeve në sektorin bankar arriti në 3.74 milionë, bëri të ditur Banka e Shqipërisë. Sipas saj kjo është një rritje me 7.5% krahasuar me një vit më parë.
Sipas BSH-së, rreth 87 përqind të numrit të përgjithshëm të popullsisë së Shqipërisë janë depozitues të paktën të një numri llogarie bankare, ku përfshihen edhe shumë depozitues emigrant ose jo rezidentë në Shqipëri.
Të dhënat zyrtare statistikore tregojnë se vitin e kaluar 43.5 përqind e depozituesve në banka ishin gra.
Kjo shifër është në rritje për të dytin vit radhazi. Për vitin 2019, gratë përbënin 42.7 përqind të depozituesve, ndërsa për vitin 2018, 41.9 përqind.