E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sekretari amerikan i Mbrojtjes bised me liderët e vendeve të Gjirit për Afganistanin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, bisedoi për tërheqjen e SHBA-së nga Afganistani me zyrtarë të Kuvajtit, Bahreinit, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon), në katër deklarata të ndara me tekste plotësisht të njëjta, njoftoi se Austin zhvilloi biseda telefonike me ministrin kuvajtian të Mbrojtjes, Sheikh Jaber Al-Ali Al-Sabah, Princin e Kurorës së Bahreinit, Salman bin Hamad Al Khalifa, Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al-Thani dhe Princin e Kurorës të Abu Dhabit, Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Në deklaratat në lidhje me bisedat thuhet se Austin krahas marrëdhënieve dypalëshe dhe partneriteteve ka diskutuar me liderët e vendeve të Gjirit edhe për situatën në Afganistan./AA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›