Del nga shtrati Vjosa permbytje ne Fier dhe Vlore

Lumi Vjosa ka dale nga shtrati duke shkaktuar probleme ne disa zona ne rrethin e Vlores. Niveli i ujit ka qene i larte dhe vershimi i tij ka permbytur totalisht 10 banesa ne afersi te fshatit Fitore te komunes Novosele. Situata ka qene problematike dhe ne fshatin Bishan i cili eshte prekur ne pjesen periferike te tij ku jane permbytur disa hektare toke.
Te pranishem ne fshatrat e permbytur kane qene edhe deputetet Eltar Deda si dhe Arben Malaj. I bllokuar ne nje gjatesi prej tre kilometrash ka mbetur edhe aksi qe lidh Selenicen me Vloren. Vendi i quajtur Qafa e Malit eshte permbytur duke e bere rrugen te pakalueshme gjate gjithe paradites.
Por prurjet e medha te Vjoses kane zgjeruar harten e permbytjeve te cilat kane prekur dhe fshatrat ne qarkun e Fierit. Uji ka mberritur thuajse ne nje nivel me urat ndersa situata paraqitet problematike per disa zona. Shtabi i emergjences eshte mbledhur menjehere per te marre masa mbi situaten e krijuar ndersa ka saktesuar se niveli i ujit eshte ne renie.
Festim Llanaj Azhornuar se fundi e diel 05 dhjetor 2010