E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres shtabi i emergjences fonde per te permbyturit

Debate te ashpra jane zhvilluar ne keshillin bashkiak te Durresit per gjendjen e krijuar pas permbytjeve ne shume zona dhe lagje te qytetit. Keshilli bashkiak eshte mbledhur jashte radhe mbremjen e djeshme. Debatet kane nisur ne fillim rreth mungeses se kryetarit te bashkise se Durresit Vangjush Dako ne kete mbledhje ndersa me pas debati eshte perqendruar rreth faktit nese bashkia i ka kryer investimet e planifikuara apo jo ne zonat e permbytura. Nenkryetari i bashkise se Durresit Adrian Cela ka fajesuar mazhorancen e djathte ne keshill qe nuk pranoi miratimin e fondit prej 1 milion euro nje muaj me pare me ane te te cilit parashikohej nderhyrje ne zonen e plazhit dhe zona te tjera.

Argumentet e numrit 2 te bashkise se Durresit i ka kundershtuar keshilltari i PD-se Eduard Ndreu i cili ka deklaruar se keshilli bashkiak ka miratuar ne fillim te ketij viti nje fond prej 30 milion leke per studimin qe duhej te behej ne zonat problematike te qytetit per parandalimin e permbytjeve.

Mbledhja qe ka zgjatur me shume se nje ore u perqendrua me shume tek akuzat poltike por ne fund te saj keshilltaret miratuan ne unanimitet fondin prej 100 milion leke per nderhyrje emergjente ne zonat e permbytura si dhe ne disa zona te tjera qe rrezikohen nga rreshqitjet e tokes.

Aleks Kalemasi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›