E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shqipëri-Azerbajxhan, shpallen formacionet zyrtare

TIRANË, 7 qershor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë mbrëmjen e sotme në orën 19:00 miqësoren e fundit me përfaqësuesen e Azerbajxhanit, përpara nisjes më 8 qershor drejt Gjermanisë.

Shqipëria (1-4-3-3): Strakosha; Mitaj, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj; Ramadani, Asllani, Bajrami; Seferi, Asani, Broja Trajner: Sylvinho

Azerbajxhan (1-4-3-3): Mahammadah; Jafagurlyev, Mustafazade, Huseynov, Mammadov; Isaev, Dinlyev, Makhmudov; Bayramov, Sheydaev, Emreli Trajner:Arid Asadov

Siç shihet, në këtë sfidë trajneri Sylvinjo ka hedhur në fushë pjesën më të madhe të atij që pritet të jetë formacioni titullar gjatë aktivitetit në Gjermani. Në mbrojtje në të djathtën kthehet Hysaj teksa në qendër është Gjimshiti që ka zënë vendin e tij të zakonshëm. Silvinjo i ka dhënë minuta Ajetit duke e aktivizuar nga minuta e parë në këtë sfidë.

Ndërkohë, mesfusha është e zakonshmja me Asllanin e Ramadanin përkrah njëri-tjetrit dhe Bajramin më të avancuar.

Në sulm, Asani dhe Seferi krijojnë dyshen e zakonshëm nga krahët, që tani ka Brojën si pikë referimi në qendër.

Ndeshja do të gjykohet nga hungarezi Mihaly Kapraly.

Shqipëria do të jetë skuadra e parë që mbërrin për finalet e Euro 2024, për t’u akomoduar në Kaiserau Sportcenter, aty ku do të qëndrojë përgjatë gjithë turneut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›