E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha apel PS-së të kthehet në Kuvend

Kryetari i mazhorancës parlamentare dhe njëkohësisht kryeministri i vendit, Sali Berisha i bën edhe një herë apel, kryetarit të Partisë Socialiste që të lejojë kthimin në Kuvend të deputetëve të kësaj force politike. I pranishëm në ceremoninë e inaugurimin e përfundimit të rikonstruksionit të rrugës Fushë Mamurras-fshati
Adriatik, Berisha e ftoi kreun e opozitës, Rama të mos pengojë partinë e tij të kthehet në Parlament., aty ku është vendi i debateve konstruktive.
"E ftoj zotin Rama të mos pengojë partinë e tij të hyjë në parlament, aty është vendi i debatit konstruktiv, është vendi i vendimeve, por, mbi të gjitha, është vendi i reformave që prekin çdo qytetar dhe familje shqiptare, sepse kanë të bëjnë me të ardhmen europiane të tyre dhe të fëmijëve të tyre", tha Berisha.
Në takimin me banorë të Mamurrasit, ku ishin të pranishëm edhe Ministri i Brendshëm Lulzim Basha dhe autoritete të qeverisjes vendore, kryeministri Berisha theksoi rëndësinë e kësaj rruge jo vetëm në aspektin turistik, pasi lidh këtë zonë dhe afron Mamurrasin, Kurbinin dhe Krujën me bregdetin, por ndihmon edhe fermerët e zonës për të arritur më shpejt dhe më me lehtësi tregun.
Kryeministri Berisha ritheksoi qëndrimin e qeverisë për të shumëfishuar përpjekjet, ndihmën dhe investimet për zhvillimin e bujqësisë.
Në fund të fjalës së tij, kryeministri Berisha ka ururar gjithë besimtarët muslimanë për festën e Bajramit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›