Shqipëri: Debate për propozimet e socialistëve
Në Shqipëri
konferenca e kryetarëve te grupeve parlamentare, e mbledhur sot për të
diskutuar propozimet e Partisë Socialiste lidhur me hetimin e zgjedhjeve të
qershort 2009 vendosi që ato t'i nënshtrohen diskutimeve në seancën e 18
marsit. Palët patën debate lidhur me përmbajtjen e nismave të opozitës,
megjithatë kryetari i grupit parlamentar të Partisë demokratike Astrit Patozi
tha se ishte i hapur që gjatë kësaj kohe propozimet t'i nënshtroheshin
diskutimeve për gjetjen e një marrëveshjeje.