Shqiperi-Ishujt Maldive axhende marreveshjesh per ekonomine arsimin

Tirane 1 nentor NOA - Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto priti sot ne nje takim Ministrin e Puneve te Jashtme te Republikes se Maldiveve Ahmed Shaheed. Gjate takimit bashkebiseduesit shprehen vullnetin per thellimin e bashkepunimit politik si ne planin dypalesh ashtu edhe ne kuader te organizatave nderkombetare ne te gjitha fushat me interes reciprok.
Dy kryediplomatet theksuan nevojen e konkretizimit te marredhenieve nepermjet nenshkrimit te marreveshjeve kuader ne fushen ekonomike konsullore arsimit dhe burimeve njerezore.
Ne kuader te organizatave nderkombetare si OKB OKI etj. u diskutua mbi bashkerendimin dhe bashkepunimin midis dy vendeve per te rritur kontributin e tyre ne drejtim te mbrojtjes se te drejtave te njeriut forcimit te paqes perhapjes se demokracise promovimit te tolerances dhe harmonise fetare etj.
Maldivet jane nje vend i vogel por tashme nje demokraci ne forcim e siper. E admirojme pozicionin e Shqiperise ne nje numer forumesh globale per paqen tolerancen dhe bashkejetesen tha ministri i Jashtem i Maldiveve.
Ai theksoi sakaq se Ne ndajme te njejtat pikepamje per sa i perket te drejtave te njeriut dhe vlerave demokratike. Maldivet e admirojne progresin e arritur nga Shqiperia ne drejtim te evolucionit politik dhe zhvillimit ekonomik nenvizoi zoti Shaheed.
Ne kete kontekst te bashkepunimit gjate konferences se perbashket ministri Haxhinasto tha se Ne axhenden tone dypaleshe kemi vendosur qe shume shpejt te realizojme nje numer marreveshjesh qe kane te bejne me bashkepunimin ekonomik me bashkepunimin ne fushen e arsimit bashkepunim ne fushen e burimeve njerezore dhe sigurisht me krijimin e nje klime me te mire te pergjithshme per bashkepunimin midis dy vendeve tona.
Ministri Haxhinasto falenderoi homologun per kontributin e tij per promovimin dhe forcimin e paqes dhe stabilitetit ne rajonin e Ballkanit nepermjet njohjes se shtetit te Kosoves si dhe lobimit per njohjen e saj nga vendet e tjera.
Republika eMaldiveve ne Paqesor eshte nje nga 71 vendet qe e kane njohur Republiken e Kosoves dhe ka vendosur marredhenie diplomatike me te.
mit/NOA